Kod i ri sjellje në Kuvend, deputetet mund të vijnë në sallë me fëmijët e porsalindur

0
141

Kuvendi i Shqipërisë ka gati amendamentet për “Kodin e Sjelljes së Deputetëve”, i cili pritet të miratohet në seancën parlamentare të së hënës.

Kodi i ri i sjelljes së deputetëve, synon që t’i japë fund gjuhës së urrejtjes në parlament.

Tjetër pikë e rëndësishme është edhe fakti se tashmë deputetët nuk do të përfitojnë nga imuniteti i tyre për t’ju shmangur arrestimeve.

Por, mes të tjerave bie në sy propozimi nënat deputete do të kenë mundësi të marrin në sallë edhe foshnjat e tyre.

Propozimet:

1. Ndalohet gjuha e urrejtjes në Parlament. Fjalët provokuese do të jenë rreptësisht të ndaluara nga deputetët dhe ata që fyejnë e kërcënojnë njëri tjetrin, duhet të kërkojnë falje.

2. Ndalohet votimi i deputetëve në emër të njëri-tjetrit. Do të ekzistojnë precedentë që formësojnë rregulla strikte se si votohet.

3. Deputetet mund të vijnë në Kuvend me fëmijë të porsalindur pasi do të krijohen hapësira të posaçme që të marrin pjesë nënat bashkë me foshnje.

4. Stafi i Kuvendit nuk duhet të përdoret për qëllime partiake, por secili të mbajë përgjegjësi për vendin e tij.

5. Deputeti nuk duhet të përfitojë nga imuniteti i tij parlamentar për të shmangur arrestin, nëse ka një akuzë ndaj tij.

Ndryshimet e reja janë formuluar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste me ndihmën e OSBE-së. Kjo shihet si një Emergjencë pas detyrimit që Brukseli dha për anëtarësimin e vendit në BE dhe si një risi për Kodin aktual etik të Deputetëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here