Institucionet dublojnë zyrat e shtypit, bëjnë tender për monitorimin e mediave

0
174

Një mori gazetarësh kanë lënë redaksitë dhe janë punësuar në disa institucione shtetërore. Vitet e fundit, zyrat e shtypit kanë filluar të përgatisin vetë lajmet dhe kronikat, madje ua çojnë të gatshme edhe gazetave apo televizioneve. Ky trend i ri duket se po largon më shumë lexuesit, ose atij i serviren lajme sipërfaqësore dhe aspak investigime të mirëfillta.

Tpz.al ka mësuar se kohët e fundit, institucionet shtetërore kanë dubluar edhe zyrat e shtypit, duke bërë monitorimin e mediave me taksat e qytetarëve. Sipas dokumenteve që disponojmë, Kuvendi ka hapur procedurën me një fond prej 4.2 milionë lekësh me objekt “monitorimi dhe arkivimi elektronik i shtypit të përditshëm”.

Kuvendi kërkon arkivim dixhital të lajmeve të kategorizuar në rubrikat e mëposhtme: kronikë, njoftime, ekonomi, politikë, kulturë, internacionale. Kërkohet qasje online në ebfaqe të arkivit dixhital për të gjithë periudhën. Kërkohet gjithashtu mundësia e kërkimit në bazë të të dhënave të arkivit dixhital, sipas medias, datës, rubrikës së autorit. Madje, edhe gjenerim i raportit të pasqyrës së medias direkt nga webfaqja. Pas këtij tenderi, me të drejtë lind pyetja; po zyrat e shtypit, çfarë pune bëjnë në Kuvend? Dhe përse duhet të shpërdorohen fondet publike, kur në ky institucion kanë me dhjetra të punësuar tek zyra e shtypit.

Por në krahasim me Bashkinë e Tiranës, e cila harxhon dhjetra milion lekë për të kuruar imazhin në media, ky institucion po bën shpenzime modeste në këtë drejtim.

/TPZ.AL/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here