Gener 2 ofrohet për projektin e rrugës Thumanë-Kashar

0
1977

Rruga Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar është projekti i dytë që pritet të miratohet në kuadër të “sipërmarrjes” së qeverisë të njohur si “One Billion”.

Burime pranë Ministrisë për Infrastrukturën dhe Energjinë bënë me dije se tashmë është administruar projekti i parqitur si ofertë e pakërkuar nga kompania Gener 2, e cila në mbledhjen e radhës së qeverisë pritet që të marrë një bonus me 8.5 pikë.

Pas kësaj qeveria pritet që të hapë një garë normale, ku do të marrin pjesë edhe operatorë të tjerë, por Gener 2 do të jetë e avantazhuar nga bonusi. Projekti i propozuar për rrugën është ndërtim dhe mirëmbajtje. E gjithë kontrata parashikohet 10 vjeçare ku dy vitet e para janë ndërtim dhe 8 vite janë mirëmbajtje. Kostoja e ndertimit parashikohet të jetë në vlerën 244 milionë euro. Ky investim parashikohet të kryhet në një kohëzgjatje 24-mujore. Kostot totale te projektit do te përfshijnë shpenzimet kapitale dhe mirëmbajtjen rutinë. Mirëmbajtja do të filloje nga viti i tretë dhe do të zgjasë për 8 vite. Projekti i autostradës Thumanë – Kashar përfshin ndërtimin e 12 urave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here