FOTO/ Vrasja mafioze në Tiranë, kamerat e sigurisë zbulojnë të dyshuarin

0
345

Prej disa ditësh, policia e kryeqytetit është vënë në kërkim të këtij personi që shihni në foto, si i dyshuar se ka lidhje me ekzekutimin mafioz të Emiljano Boçit, më 14 janar në Tiranë.

Personi në fjalë, ende i paidentifikuar nga Policia, dyshohet se mund të jetë ekzekutori, ose ka pasur rolin të ndjekë viktimën dhe të informojë persona të tjerë të cilët përgatisnin atentatit.

Policia ka në dorë disa kamera sigurie në të cilat duket automjeti i Emiljano Boçit teksa lëviz në drejtim të restorantit pranë zonës ku banonte.

Kur automjeti tip “Range Rover” ndalon, personi që shfaqet në video afrohet pranë makinës. Këtu Emiljano Boçi takohet me disa të njohur dhe i dyshuari largohet.

Ky person shfaqet dhe në kamera të tjera sigurie pranë Boçit.  Lëvizjet e tij janë të dyshimta për policinë ndaj edhe kërkohet marrja e tij në pyetje.

Vrasja e 32-vjeçarit Boçi në rrugën “Shefqet Musarai” është ende pa autor. /Standard.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here