Del projekti / Kastriot Çipi: Teatri Kombëtar humbet gjysmën e truallit, Ndrenika do pendohet

0
350

Publikimi i dy imazheve nga projekti për Teatrin e ri Kombëtar ka rindezur edhe njëherë debatin e artistëve. Kastriot Çipi, kryetar i sindikatës së tyre, thotë në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se me projektin e ri, Teatri Kombëtar ka humbur gjysmën e truallit. Sipas Çipit, Robert Ndrenika dhe cilido aktor tjetër që tjetër që e ka pëlqyer projektin, do të pendohet.

-Si iu duk projekti i ri i Teatrit Kombëtar?

Një tallje për historinë e Teatrit Kombëtar dhe Tiranës. Mund të jetë interesant për një teatër tjetër, në bulevardin e ri apo diku gjetkë, por jo për Teatrin Kombëtar dhe jo aty.

-E kishit parë me herët apo keni parë vetëm foto?

Nuk kam qenë i ftuar as në 60-vjetorin e Ndriçim Xhepës, as në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë. E pashë sot në media. Më vjen mirë që kopjova në kohë dy foto, sepse media e hoqi projektin nga faqja.

-Duket sikur veç godinës së Teatrit, ka edhe ndërtime te reja rreth e rrotull…

Po, disa ndërtime. Të paktën gjysma e truallit të TK zihet nga këto ndërtime. Ky është një tjetër problem i madh.

-A kishit dijeni ju për këtë projekt? Ishte dijenia që kishit për të që ngriti protestat?

Kishim dëgjuar vetëm thashetheme. Asgjë zyrtare. Pikërisht mungesa e transparencës na bëri të ngrihemi e të kërkojmë transparencë dhe debat publik, me pjesëmarrjen jo vetëm të artistëve, por edhe të qytetarëve të Tiranës. E kam thënë shpesh këto ditë në media: Teatri Kombëtar u përket më së pari qytetarëve të Tiranës, jo artistëve.

-Ministrja pati thënë që nuk ka një projekt, tani rezulton që paska qenë gati…

Nuk është hera e parë që znj.Kumbaro gënjen publikisht. Për sa kohë pushtetarët nuk do të japin llogari për gënjeshtrat e tyre, kjo histori do të përsëritet.

-E keni diskutuar me aktorët e SASE këtë projekt? Çfarë nismash do të ndërmerrni?

Diskutimi sapo ka filluar. Me gjasë nesër (sot) do të kemi një takim të zgjeruar. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë të plotë, duke filluar me detyrën e projektimit, studimin e fizibilitetit, zbardhjen e formulës së PPP-së dhe respektimin e procedurave ligjore që ka ndjekur Bashkia Tiranë.

-Ka pasur aktorë si Ndrenika (Ema Andrea në mos gaboj) e jo vetëm që e kanë pëlqyer projektin e ri.

Po, ka disa që e pëlqen këtë projekt që hedh në erë historinë 70-vjeçare të Teatrit Kombëtar dhe kujtesën e qendrës historike të Tiranës. Kjo është punë për ta. Por nga ana tjetër, me publikimin e fotove, jam i bindur se Ndrenika do të ndërrojë mendim. Në takimin me Veliajn, Ndrenika ka marrë garanci se nuk do të preket trualli i Teatrit Kombëtar. Fotot zbulojnë se Veliaj thjesht ka gënjyer. Teatri humbet gjysmën e truallit të vet. Jam i bindur se Ndrenika nuk do të jetë dakord me këtë. /gsh.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here