Agjensia Kombëtare e Diasporës, qeveria përcakton proçedurat për shkarkimin e …

0
369

Qeveria përcaktoi rregullat për emërimin, shkarkimin dhe shpërblimin e kryetarit dhe të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Agjensisë Kombëtare të Diasporës.

Referuar vendimit, anëtarët e këshillit drejtues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës emërohen dhe shkarkohen me urdhër të ministrit përgjegjës për diasporën, me propozim të ministrit përkatës, sipas përbërjes së përcaktuar në pikën 2, të nenit 7, të ligjit nr.115/2017, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”.

Ministri përgjegjës për diasporën emëron kryetar të këshillit drejtues njërin nga anëtarët e tij.

Kryetari dhe anëtarët e këshillit drejtues duhet të jenë drejtues të nivelit të lartë në ministri apo anëtarë te? kabinetit te? ministrit.

Kryetari dhe anëtari i këshillit drejtues shkarkohet para mbarimit të mandatit 4-vjeçar:

a) kur lirohet ose shkarkohet nga funksioni drejtues që ushtronte në  ministrinë që përfaqëson;

b) me propozim të ministrit përkatës, për shkak të ndryshimit të misionit e të detyrave, që ai kryen në ministri;

c) kur neglizhon kryerjen e detyrave dhe pjesëmarrjen e rregullt në mbledhjet e këshillit drejtues.

Ministri përgjegjës për diasporën, 30 (tridhjetë) ditë para mbarimit të mandatit 4-vjeçar ose menjëherë pas shkarkimit të anëtarit, i kërkon ministrisë së përfaqësuar në këshillin drejtues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës paraqitjen e emrit të kandidatit për anëtar të këtij këshilli.

Kryetari dhe anëtarët e këshillit drejtues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës shpërblehen sipas vendimit nr.418, datë 27.6.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisioneve të njësive të qeverisjes qendrore”, të ndryshuar.

Ministrat përkatës dërgojnë propozimet për anëtarët e këshillit drejtues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, brenda një afati 10-ditor nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here