Skandali i radhës/ Një incenerator i katërt në Prrenjas, ja kush do ta ndërtojë

0
274

Përveç Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, një incenerator i katërt pritet të ndërtohet në qytetin e Përrenjasit. Janë investitorët britanikë, ata që kanë marrë projektin në duar, duke shqyrtuar mundësitë e financimit, ndërkohë që vlera e tij arrin në 10 milion euro.

Gjithçka është bërë me dije nga kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë dhe Industrisë, Zenel Hoxha, i cili ishte i ftuar në studion e tv scan për të folur mbi takimin e zhvilluar me përfaqësues të bashkive në vend dhe parlamentarëve e investitorëve britanikë.

“Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm sa i përket menaxhimit të mbetjeve urbane dhe unë mendoj që duhet të shikohen zona periferike sepse kudo banojnë qytetarë dhe mbetjet janë prezente. Tashmë teknologjia krijon mundësinë pavarësisht nga volumi i mbetjeve mund të përpunohen edhe ato në volume më të vogla sepse thashë në qytete të vogla ke më pak se sa bëhet fjalë për Fierin, Elbasanin, Tiranën. Kështu që është parë me interes dhe ata po shikojnë një nga projektet më interesante për ta është në Bashkinë e Përrenjasit. Kam parasysh teknologjinë që përdoret në zemër të Londrës pra në disa zona të saj ku askush nuk sheh se çfarë ndodh atje. Bëhet fjalë për një teknologji shumë të lartë. Më lejoni të theksoj se ku është prezenca britanike është teknologjia më e lartë dhe shqetësimet pothuajse zero për çfarëdolloj iniciative që marrin ata për të investuar. Kështu që as nuk bëhet fjalë. Vlera e këtij projekti shkon në dhjetë milionë euro”, tha ai.

Ndërtimi i inceneratorëve, si një mënyrë për gjenerimin e energjisë përmes djegies së mbetjeve urbane është konsideruar nga ekspertët si rrezik për ambientit, por edhe për industrinë e riciklimit.

Por, këto akuza janë hedhur poshtë nga ministri i Financave dhe ai i Energjisë, duke shtuar se këto projekte janë të certifikuar ndërkombëtarisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here