Plas sherri, Gjiko shkon të rrahë Blunt me papuçe Gucci

0
260

Papritur, sot ka plasur sherri mes DJ Blunt dhe Ledri Vulës. Ka qenë Blunt mbrëmjen e kaluar i cili ka sharë përmes videove në Instastory, Ledrin dhe gjithë miqtë e afër pranë tij, si Gjikon dhe Lumi B.

Arsyeja ka qenë mesa kemi kuptuar moskorrektesa e Ledrit në publikimin e remix-it të këngës“Nëse m’don ti”. Ai e ka sulmuar me një fjalor të rëndë Ledrin dhe Gjikon. Reperi nga Kosova Ledri nuk ka reaguar, por Gjiko ka marrë “situatën” në kontroll, duke shkuar në shtëpinë e tij.

Faton Shoshi ka publikuar në Instastory, foto të Gjikos teksa ndodhet në pallatin e Dj Blunt, por ky i fundit nuk i ka hapur as derën.

Gjiko ka provuar të komunikojë me të në celular, por as telefonin nuk ia ka hapur. Gjiko ka shkuar për “sherr” në fakt pasi ka marrë me vete edhe papuçet e famshme Gucci…Ne shpresojmë të mos ndodhë asgjë mes djemve…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here