Në dasmën e babait të Bieber, Selena dhe Justin më të dashuruar se kurrë

0
145

Selena Gomez dhe Justin Bieber janë më të dashuruar se kurrë. Çifti i famshëm janë fotografuar në Jamaica së bashku, teksa putheshin dhe përqafoheshin.

Sipas Us Weekly, ata ishin “shumë të ëmbël”, dhe e reflektonin dashurinë që ndjenin për njëri-tjetrin. Justin dhe Selena kanë udhëtuar në fakt drejt Jamaica-s, për të qenë prezent në celebrimin e babait të Bieber, Jeremy me të fejuarën e tij, Chelsey Rebelo.

Selena dhe Justin para dhe pas celebrimit, janë shfaqur gjithmonë në krahët e njëri-tjetrit. Familja e Justin duket të jetë shumë e lumtur që djali i tyre është ribashkuar me Selena-n.

Nga ana tjetër, mamaja e Selena-s, ende nuk e ka pranuar këtë ribashkim. Këngëtarja dhe e ëma kanë pasur një sërë debatesh me njëra-tjetrën në lidhje me ribashkimin e saj me Justin. Gjithsesi, mesa duket edhe në tilla raste triumfon dashuria…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here