Ministri që luan me diamante…

0
216

Ish-Kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Parlament, ka denoncuar mungesën e sintromit në treg për qytetarët që vendosin valvula në zemër.

Berisha ka thënë se ministrat e Ramës nuk e shohin këtë realitet, dhe duke iu referuar ministrit Blendi Klosi, Berisha tha se ky i fundit luan me diamante dhe e shikon botën rozë.

 “çdo emergjencë është një procedurë dhe vij këtu për të denoncuar pashpirtësinë, papërgjegjshmërinë në emër të qytetarëve të cilët kanë vendosur valvula në zemër dhe në 5 muaj nuk gjejnë sintrom në treg.

Kjo është 90% baraz me vdekje. Valvula nëse nuk merr holluesin e gjakut e çon drejt vdekjes të moshuarin. Këta që luajnë me diamante si puna e këtij që foli para meje, këta e kanë rozë këtë Botë. Këta që vdesin për valvula, e kanë ferr këtë botë”, deklaroi ish-kryeministri Berisha në sallën e Kuvendit.

Para ish-kryeministrit, në sallën e Kuvendit foli ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here