Lojtari ishte dëshmitar në sulmin ndaj trajnerit. Ja kush ia shpëtoi jetën Ernest Gjokës

0
146

Mesfushori i Vllaznisë, Erjon Vucaj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku trajneri Ernes Gjoka u sulmua me thikë nga një person me kapuç.

Për 27-vjeçarin shkodran, kjo është një ngjarje e rëndë që ka turpëruar të gjithë Shkodrën. Vucaj tregon se ka qenë Gilman Lika dhe disa njerëz të tjerë që e kanë shpëtuar trajnerin.

“Jemi të tronditur nga çfarë ka ndodhur. Është një ngjarje shumë e rëndë. Na ka turpëruar në dhe te gjithë Shkodrën. Si mund të luajmë futboll kështu. Deri kur duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Nuk e dimë se kush e ka bërë por kushdo që të jetë është një turp. E kemi përjetuar keq. Ishte Gilman Lika afër dhe disa njerëz që u ndodhën në atë moment të cilët e shpëtuan. Nuk e dimë ku ta kemi me pare mendjen”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here