E pakëndshme, Bildt në Kukës për vuajtjet e kosovarëve në 1999, por muzeu i mbyllur

0
186

Delegacioni i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, i kryesuar nga Karl Bildt vizitoi këto ditë Tiranën.

Pasi bisedoi me krerët e shtetit shqiptar, Karl Bildt, diplomat dhe ish-kryeministër i Suedisë mori rrugën për në Kosovë, bashkë me anëtarët e tjerë të delegacionit.

Rrugës për në Kosovë, zyrtarët e huaj ndaluan në Kukës, më saktë në Muzeun Etnografik të Qytetit, i cili është ngritur në përkujtim të ngjarjeve të pranverës së vitit 1999, kur qindra mijëra kosovarë u dëbuan me dhunë nga forcat serbe.

Për habi të të gjithëve, derën e muzeut e gjetën mbyllur. Nuk dihet përse, paraditen e kësaj të enjteje, muzeut i kishin vënë drynin.

“Muzeu etnografik në Kukës në veri të Shqipërisë, fatkeqësisht është i mbyllur. Shumë i mbyllur”, shkroi në Twitter kreu i delegacionit të Këshillit të Europës.

Karl Bildt ka njohuri të mjaftueshme për tragjeditë që kanë ndodhur në Ballkan. Nga 1999 deri në 2001, ai ka shërbyer si i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin. Ka qenë Ministri i parë i Jashtëm që ka vizituar zyrtarisht Kosovën pas shpalljes së pavarësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here