Deputeti i PD-së: Parlamenti është kthyer në një teatër ku gënjehet pafund

0
128

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka leshu akuza të forta mbi atë se çfarë po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë.

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Shehaj tha se Kuvendi është kthyer në një teatër ku të gjithë gënjejnë.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili se nëse pjesë e këtij teatri është edhe opozita, Shehaj tha se opozita nuk ka arsye të gënjejë sepse nuk mban përgjegjësi.

‘Politikanët gënjejnë dhe mashtrojnë pafund. Erjon Veliaj tha para se të vinte në pushtet 0 ndërtime, ndërsa sot jep leje pa fund. Politikanët gënjejnë sepse qytetarët nuk i ndëshkojnë. Qytetarët kanë në dorë gjënë më të rëndësishme, siç është vota. Përveç votës është protesta.

Këtu gënjejnë pafund, ajo që më bën përshtypje në parlament është se vetëm gënjeu. Sot kryeministri gënjeu pa fund. Kur kam dëgjuar Saimir Tahirin kur doli në parlament dhe u mallëngjye për njerëzit e varfër, dhe mbas dy javësh dolën përgjimet pamë se si gënjehet. Aty është një teatër.

Ne kemi fatin e madh që jemi në opozitë, opozita është gjëja më e lehtë, sepse nuk mban përgjegjësi. Në kushtet e opozitës nuk ke përse të gënjesh, nuk je i detyruar të gënjesh. Këtu është një varfëri kur nuk ke nevojë të gënjesh.

Unë nuk kam nevojë të gënjej sot, mbase nesër do të gënjej. Sot për sot mazhoranca gënjen se ka qeverinë,. Por kjo nuk do të thotë që nesër dhe ne kur të vijmë në qeveri do të gënjejmë.

Rama këtu po vendos një lloj diktature, sepse i ka kapur të gjitha pushtete, ka dhe bandit në dorë. Të gjithë shqiptarët janë në kushte shumë të vështira. Shqiptarët nuk ikin vetëm nga qeveria por edhe nga opozita. Unë e kuptoj qytetarin kur thotë se këta kanë kapur gjithçka. E thonë ndërkombëtarët që ky vend është i korruptuar, investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri se ka korrupsion’ tha Shehaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here