Skandali me mishin/ Blegtori e pranon: Vetë ha bukë me kripë, atë mish jo!

0
244

Gazetarja e Boom Alketa Çeku ka arritur të marrë një deklarim të frikshëm nga një blektor shqiptar, i cili tregon se si rriten bagëtitë në fshatrat shqiptare për t’u tregtuar më pas tek qytetarët. Blektori flet për një lloj hormoni që u injektohet viçave dhe me plot gojën pohon: “Unë i q… nënën jo të ha me fëmijët nga ai mish. Më mirë hamë bukë me kripë.”

Por situata vazhdon të përkeqësohet dhe të rëndohet me një tjetër rast të ndodhur pak ditë më parë. Historia fillon nga një informacion i mbërritur në redaksinë e emisionit Boom ku denoncohet se në një thertore në Tiranë janë futur 106 kokë qingja të pamatrikulluar, që me pak fjalë do të thotë të pakontrolluar nga specialistët.

Pasi është pranuar fakti edhe nga pronari i thertores, edhe nga veterineri i bashkisë, është arsyetuar se qingjat kanë ardhur vonë dhe roja nuk i ka kontrolluar!!! Pasi informacioni mbërriti në ministrinë e Bujqësisë, inspektorët e dërguar prej saj vendosën: Eleminimin dhe groposjen e këtyre krerëve brenda 72 orëve.

Por si erdhën deri këtu këta qingja që fare mirë mund të dilnin në treg dhe të rrezikonin jetë njerëzish?

Veterineri Marjus Daja që ka firmosur për transportimin e qingjave është përgjigjur në telefon dhe ka shpjeguar se ai nuk e dinte se ishin të pamatrikulluar sepse ishte natë dhe fermeri i kishte thënë se do t’i matrikullonte ai. Sipas tij është një gabim njerëzor. Madje edhe drejtori i bujqësisë i ka thënë që ka vepruar gabim, por mos të përsëritet më

Nuk mbaron këtu. Në telefon u kontaktua edhe pronari i fermës së qengjave, i cili thotë se qingjat i ishin kthyer se ishin të pamatrikulluar, ndërkohë që ai më pas i ka matrikulluar për një ditë dhe i ka nisur sërish tek e njëjta thertore.

Për më tepër thotë që nuk e di si është ligji, por ama ka një biznes me nipt!!! Trilleri vazhdon në thertoren e Tiranës, ku pronari i saj mohon kategorisht të ketë marrë përsëri qingjat që kishte kthyer njëherë mbrapsht.

Ai e hedh topin tek specialistët e Ministrisë së Bujqësisë që duhet t’i gjejnë. Përveç habisë sonë, se si inspektorët e MB nuk e kanë ndjekur proçedurën deri në fund, përveç indiferencës dhe pandërgjegjes që hasëm tek njerëzit-pronarë për ruajtjen e shendetit të njerëzve të tjerë, pyetja 1 milionë dollarëshe është: ku shkuan qingjat?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here