Sarandiotët i kthejnë përgjigje drejtorit të Ujësjellësit

0
188

Banorët e Sarandës reaguan të irrituar ndaj drejtorit të Ujësjellësit të qytetit të tyre në një nga mediat lokale.
Rrëfimin e Sheme Lulos për eksperimentin me ujësjellësin e qytetit ata e komentojnë si papërgjegjshmëri dhe fyerje shumë të rëndë.

Drejtori Sheme Lulo e komentoi situatën e krijuar si një keqkuptim. Ai mohoi që ndërmarrja të ketë kryer eksperiment social duke ndërprerë ujin për tri ditë.

“Bënim mosfurnizimin me ujë për të parë se sa ishte gjendja që ishte furnizuar gjatë 24 orëve të mëparshme dhe për të parë sa do të shkonte, sepse qyteti i Sarandës nuk konsumon ujin e rrjedhshëm, por ujin me depozita. Nuk i kanë rënë telefonit që të thoshte në këto momente nuk kam ujë, që të bënim furnizimin me ujë”, thotë Sheme Lulo, drejtor i Ujësjellësit Sarandë.

19.200 abonentë marrin shërbime prej ujësjellësit të Sarandës. Numri shkon në 22 mijë të tillë gjatë sezonit turistik. E pyetur për rastin në fjalë bashkia e Sarandës nuk ka preferuar të japë sqarime./TCh


Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here