Rama krenohet në Facebook me ‘’pamje spektakolare’, sekretari i nxjerr të palarat

0
301

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke u krenuar në profilin e tij në ‘Facebook’ me ‘’pamje spektakolare’ nga Divjaka.

‘’Mirëmëngjes dhe me këto pamje spektakolare të një plantacioni të ri shegësh që ka lindur mbi tokat e kripëzuara të Divjakës, si pjesa e parë e një projekti të madh transformues aty ku deri dje nuk mbillej dot asgjë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Po menjëherë pas kësaj ka reaguar ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë Vojo Bregu. Ai shkruan se droni i kryeministrit po zbulon ‘poshtësirat’ që ka bërë ish-ministri Panariti.

“Droni i kryeministrit zbulon “poshtërsirat” që ka bërë që para 2 vitesh ministri i bujqësisë Panariti në bashkëpunim me njerëzit e tij”, shkruan Vojo Bregu, ish-sekretar i ministrit të Bujqësisë.

Kujtojmë se mazhoranca socialiste ka hedhur akuza në drejtim të Panaritit në lidhje me disa toka që sipas tyre ish-ministri u ka dhënë familjes Balilaj në Divjakë. Akuza këto që janë hedhur poshtë nga Panariti.

Një nga kundërshtuesit më të madh të Panaritit ka qenë deputeti Erion Braçe, i cili as këtë mandat nuk është bërë ministër bujqësie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here