Protestuesit thirrje Ramës: Detin do ta mbrojmë edhe me luftë nëse është e nevojshme

0
215

Vazhdojnë protestat e aktivistëve që kundërshtojnë “Faljen e Detit Greqisë”. Protestuesit kërcënojnë se protestat nuk do ndalen dhe nuk do e lejojnë Ramën ti falë detin Greqisë.      Protesta e radhës po zhvillohet në qytetin e Beratit.

Aktivisti Aulon Kalaja, në fjalën e tij përshëndeti deklaratën e djeshme të presidentit Ilir Meta, i cili refuzoi kërkesën e ministrit Ditmir Bushati për plotfuqishmëri.

“Nuk do bëjmë luftë por po qe nevoja do ta mbrojmë edhe me luftë. Ne i dërguam sërish dje kërkesat tona kryeministrit Edi Rama, ku pikësëpari i kërkuam atij transparencë.

Pika e tretë e kërkesave tona ka qenë pika e plotfuqishmërisë, ju e keni dëgjuar edhe dje që Presidenti i Republikës Ilir Meta e ktheu mbrapsh dhe nuk ia dha plotfuqishmërinë Edi Ramës që kërkon të shesë detin, ne e përshëndesim qëndrimin e presidentit dhe jemi në unison se nuk duam të bëhemi palë për shitjen e detit në Pazar”, tha Kalaja.

Ditëen e djeshme presidenti Meta ka kërkuar transparencë të plotë dhe respektim të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e ministrit të Jashtëm Bushati për plotfuqishmëri për negociatat me Greqinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here