Protestë në Berat: Stop pazarit me trojet dhe detin!

0

Përfaqësues të Shoqërisë Civile të ardhur nga Tirana dhe qytete te tjere te vendit kane protestuar sot ne Berat per çeshtjen e detit, Çamerise dhe hapjes se varreve te ushtareve grekë ne Gjirokaster.

“Nuk jemi mbledhur ketu per partite politike, por per nje çeshtje te madhe siç eshte ajo e marrveshjes per detin”, u shprehen protestuesit.

Aulon Kalaja, njeri prej tyre u shpreh se kjo nuk eshte nje proteste politike por partiotike.

“Berati, ka treguar se ka nxjerre burra shteti dhe nga ky qytet ne i themi Qeverise se nuk mund te beje pazare me trojet, siç eshte duke bere me çeshtjen e detit, me çeshtjen came. Qeveria pazarin e pare e nisi ne Krete, e vazhdoi ne Korçe, por ne nuk mund ta lejojme kete. Ne kerkojme transparence per bisedimet me Greqine, dhe qeveria do ti falë Greqise 12 milje det e. Ne i themi jo shitjes se detit, do ta mbrojme vendin tone”, tha ai.

Lini nje pergjigje