Osumi gërryen e përmbyt, fermerët e tre fshatrave: S’jemi kompensuar kurrë

0
168

Shfrytëzimi i pakontrolluar e inerteve për vite me radhë ka devijuar shtratin Osumit përgjatë fshatrave Veterik, Starovë e Velabisht ku vërshimet e lumit kanë gërryer vit pas vit dhjetra hektarë tokë.

Pasoja solli edhe përmbytja e fillim shkurtit, por sipas fermerëve dëmet nuk u verifikuan kurrë.

“E zunë grykën e urës atje lart dhe lumi këtej. Lumi ku do të vejë tani, u përplas tek ne”, thotë një fermer.

Fermerët e këtyre fshatrave thonë problematikat ia kanë përcjellë edhe kryeministrit Edi Rama, por sipas tyre deri më sot askush nuk ka zbritur buzë Osumit për të verifikuar gjendjen.

“Një pjesë të lumit matanë e kanë zaptuar, kanë ngritur argjinaturën dhe lumi na ka ngrënë të gjitha tokat këtu në Velabisht”, shton një tjetër.

Banorët e fshatrave përgjatë Osumit kërkojnë ndërtimin e një argjinature si zgjidhja që do të shmangte erozionin që po u merr tokën dhe vit pas viti edhe shtëpitë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here