Myslim Pasha nga “Kolonel” kushtetues në “ushtar” qeveritar

0

Në kohën e marrëveshjes detare të 8 viteve më parë, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, Myslim Pasha, ishte një ndër oponentët më të zëshëm kundër saj. Por sot i ashtëquajturi “Kolonel” ka marrë një tjetër rol, atë të “ushtarit” qeveritar. Siç janë bërë publike deri më tani detaje nga bisedimet nga vendi fqinj, pasi pala shqiptare e ka lënë vendin në errësirë, Shqipërisë i cënohen rëndë interesat kombëtare. Kjo, jo vetëm lidhur me marrëveshjen e detit, ku pritet që pala greke të ketë përfitime dhumë herë më të mëdha se ne, por edhe sa i përket heqjes së termit çamëri, një tradhëti e vërtetë kjo nëse rezulton e shkruar e bardhë në të zezë në marrëveshjen që pritet të firmoset. Por megjithëse kjo qeveri po tregon shumë herë më shumë mungesë transparence se sa ajo e kaluara, të cilën “Koloneli” e sulmoi me “mish e shpirt”, Myslim Pasha nuk po flet asnjë fjalë. U desh që mediat ta kërkonin me qiri për tri ditë me rradhë kur dolën sheshit disa nga detajet e bisedimeve ( dhe këto nga vendi fqinj) deri sa erdhi reagimi i parë i Pashës nga përtej oqeanit. Krejt ndryshe nga sa pritej, Myslim Pasha mbrojti me devotshmëri qeverinë për bisedimet me palën greke, duke mos përmendur në asnjë rast shkeljen më të rëndë që po bëhet në këtë negociata, mungesën e transparencës.

Askush në Shqipëri nuk di asgjë zyrtarisht nga qeveria se ç’po ndodh me marrëveshjen detare, ç’po ndodh me tekstet shkollore, cfarë është biseduar për çështjen e çamërisë apo se çdo ndodhë me ligjin e luftës. Ndërsa populli grek duket i mirëinformuar për këto çështje, madje ministri i jashtëm atje dha llogari në media që në nisje të negociatave,ku zbuloi edhe 12 miljet që do përfitojë pala greke. Ndërsa zyrtarët tanë në Tiranë nuk kanë denjuar të japin asnjë sqarim. Ministri i Jashtëm i thirrur në Komisionin e Jashtëm nuk përmendi asgjë për këto bisedime e ndërsa në media ka bërë një sy qorr e një vesh shurdh. Por e gjithë kjo mungesë transaparence nga qeveria nuk i bën aspak përshtypje “kolonelit garant të Kushtetutës”. Madje edhe kur shkelet ligji themeltar i vendit dhe Presidenti nuk vihet në dijeni as për thelbin e çështjeve në negociata e as për emrat e grupit negociator, Koloneli nuk flet. Madje më keq, ai si një “ushtar” i bindur qeveritar shkon e sulmon Kreun e Shtetit, duke i kërkuar llogari se ku ishte ai 8 vite më parë! Në fakt shkrimi i sotëm i Myslim Pashës më shumë se një reagim i një njeriu të angazhuar në mbrojtje të interesave të vendit,dukej si një koment që vinte me përkujdesje të veçantë nga zyrat e propagandës së qeverisë.

Po sa shpejt e harroi Koloneli, mbrojtjen  e Kushtetutës? Ku shkoji zelli i 8 viteve më parë? Pse tani Mylsim Pasha nuk flet për mungesë transparence në bisedime? Cilat janë arsyet që detyruan Myslim Pashën të kthehet nga “Kolonel” në “ushtar”?

©Standard.al

Lini nje pergjigje