Marku: Minstrja u përgjigj kërkesës tonë “kemi kohë deri në pranverë”

0
180

Pas takimit me Ministera e Arsimit Lindita Nikolla, pedagogu Mark Marku në një deklaratë për mediat,u shpreh se Lëvizja për Lirinë Akademike ka paraqitur një sërë kërkesash që duhet të marrin zgjidhje. Sipas Markut takimi i ardhshëm me ministren do të jetë data 10 mars, duke qenë se Nikolla kërkonte kohë për përgjigje.

“Ministrja kërkoi kohë që të na jepte një përgjigje. Kemi kërkuar statusin e profesorit dhe statusin e studentëve. Ne kemi paraqitur të gjitha idetë tonë për daljen nga situata ku është Universitetit Publik.

Nëse nuk marrim përgjigje do ju drejtohemi të gjitha formave demokratike, që është edhe protesta, Ne do të presim, kemi lënë kohë që të shqyrtohen kërkesat tona. Në datën 10 mars ne do të ritakohemi dhe do të kemi qëndrim në lidhje me atë që është vendosur nga ana e Ministrisë.

Ne nuk mendojmë që është vetëm ligji, po është një sërë hallkash që nuk funksionojnë. Ne kemi hapur debatin, kemi bërë që të lëvizë Universiteti, me një platform konkrete, ky ka qenë qëllimi ynë”, u shpreh Marku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here