Hetimet/ Ja si ra në grackën e FBI shqiptari i ISIS

0
185

Një shqiptar i cili ishte bërë qytetar amerikan por që mbante një flamur të Shtetit Islamik i ka pranuar akuzat që janë ngritur ndja tij për terrorizëm.

Sajmir Alimehmeti (emri xhihadist i të cilit ishte SAHZH’-meer ah-lee-meh-MEH’-tee) u paraqit përpara një gjykate federale në Mahnatan gjatë ditës së sotme ku pranoi se kishte dhënë mbështetje materiale për grupin e terrorit.

Gjykimi i tij do të nisë në fillim të majit dhe vendimi pritet të jepet më 7 qershor.

24-vjeçari Alimehmeti jetonte në Bronx përpara se të arrestohej në maj të vitit 2016. Hetuesit bënë të ditur se dy agjentë të infiltruar të policisë dhe një punonjës i infiltruar i FBI-së që hiqeshin sikur ishin mbështetës të ISIS-it nisën të grumbullonin prova për të që në shtator 2015.

Autoritetet bënë të ditur se Alimehmeti kishte nisur të mblidhte armë si thika lufte të cilat mund të përdoreshin në sulme terroriste të tipit “ujk i vetmuar”.

Agjentët që e arrestuan raportuan se i kishin gjetur materiale me propagandë terroriste, një flamur dhe pamje të luftëtarëve xhihadistë.

Tani ai rrezikon të dënohet deri në 45 vjet burg nëse shpallet fajtor.

Prokuroria e Manhatanit dyshon gjithashtu, se teksa ka qenë në burg, Alimehmeti ka marrë materiale propagandistike nga i dënuari për vënien e bombës në Chelsea, Ahmad Rahimi.

Sipas autoriteteve Alimehmeti u përpoq të fluturonte dy herë nga Amerika për në Britani në dimrin e 2014-s, por iu ndalua hyrja në të dyja rastet. Në përpjekjen e tij të dytë, zyrtarët e aeroportit Heathroë i sekuestruan laptopin dhe celularin, ku zbuluan foto të flamujve të ISIS-it dhe video me shpërthime bombash.

Pasi e kthyen në SHBA, agjentët anglezë i raportuan rastin e tij FBI-së.

Alimehmeti u tha agjentëve se i shihte videot që të motivohej teksa stërvitej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here