‘Goditje’ në Tiranë e Shijak, arrestohen 2 hajdutët. Emrat

0
158

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Flash”.Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Flash”.
Janë arrestuar dy shtetas, të cilët një ditë më parë kanë vjedhur më thyerje banesa në lagje të ndryshme të qytetit të Shijakut.
Janë arrestuar shtetasit:
• Florjan Rushiti 29 vjeç, banues në Shijak;
•Serxho Llaftiu 22 vjeç, banues në Shijak, I dënuar më parë për vjedhje.
Policia në sajë të veprimeve hetimore të specializuara dhe të pandërprera ka dokumentuar me prova shkencore katër vjedhje të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm, konkretisht:
1. Më datë 20.02.2018, në lagjen “Popullore”Shijak dyshohet se kanë vjedhur magazinën e shtetasit R.K. ku kanë marrë  15 copë disqe automjetesh në vlerën 200 €/copa.
2. Më datë 20.02.2018,  në Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases D.D.  ku kanë  marrë tre televizorë të markave të ndryshme.
3. Më datë 20.02.2018,  në fshatin Shetel, Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit J.T.  ku kanë marrë dy televizorë të markave të ndryshme.
4. Më datë 11.10.2017,  në Tiranë dyshohet se kanë  vjedhur një motor.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
1. Një automjet tip  Benz në pronësi të shtetases L.R., të cilën e përdornin për trnasportimin e sendeve të vjedhura.
2. Një motor me ngjyrë të zezë me mbishkrimin SYM e vjedhur në Tiranë më datë 11.10.2017.
3. Katër biçikleta.
4. Dy televizorë të markave të ndryshme.
5. Njësi kompjuteri, monitorë, tastier.
6. Tetë disqe alumini.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vjedhja “dhe” “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”parashikuar në nenet  134/2 dhe 287/b të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here