FOTO/ Mos na vrisni ëndrrën! Protestë masive në Korçë

0
193

Qytetarët janë ngritur në protestë kundër pretencës së komisionit të UEFA-s për përjashtimin e Skënderbeut me 10 vite nga kompetivionet evropiane dhe gjobën 1 milion euro me akuzën se ka trukuar mbi 50 ndeshje në Shqipëri dhe në Europë.

Të mbledhur në një tubim paqësor ata i kanë bërë thirrje UEFA-s që të mos dënojë ekipin e Skënderbeut, pasi nuk ka fiksuar ndeshjet dhe se nuk mund të penalizohet një qytet i tërë.

Qytetarët korçarë mbanin në duar pankarta “Skënderbe, je ëndrra jonë”, “Mos na vrisni ëndrrën” e të tjera. Ndërkohë që po sot ata kanë nisur firmosjen e një peticioni që do i drejtohet UEFA-s për të mos penalizuar ekipin pas raporteve, ndërsa kanë mohuar lidhjet me kërcënimet ndaj inspektorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here