FOTO/ Eva, tifozja e Barcelonës që ka ‘fiksim’ Ronaldon

0
183

Modelja e njohur spanjolle, Eva Padlock ka rrëfyer ‘fiksimin’ e saj për futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për mediat rozë në Spanjë, 33-vjeçarja ka pranuar se do të dëshironte një romancë me portugezin, ndonëse është munduar të jetë realiste.

“Futbollisti që më emocionon është Cristiano Ronaldo. Do të doja të kisha një romancë me të, por tashmë e di që është e pamundur, pasi ai ka një martesë të lumtur dhe të qëndrueshme”, tha bukuroshja e lindur në Barcelonë, aty ku ka përfunduar edhe studimet e larta për Interior Design.

Eva Padlock është një tifoze ‘e thekur’ e Barçës, por thekson se kjo nuk e ka penguar të simpatizojë Ronaldon.

Eva më parë u bë e famshme kur merrte pjesë në garat e Moto GB si Monster Girl. Tashmë 33-vjeçarja ka 445 mijë ndjekës në rrjetin social “Instagram”, ku komentet dhe pëlqimet në fotot e saj janë të panumërta. Me një fizik kaq seksi dhe bukuri kaq tërheqëse natyrisht që nuk mund të mos ishte një ndër femrat më seksi në botë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here