DETAJE/ Droga në Vlorë, 2 në pranga, Policia: Do iu bllokohen llogaritë bankare

0
150

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksionin që u zhvillua paraditen e sotme, ku u sekuestrua një sasi droge.

Aksioni

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë finalizuan operacionin “Portokallja”.

Si rezultat i një pune proaktive dhe në kuadër të një procedimi penal, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– Shahin Zanaj, 60 vjeç, banues në Vlorë;
– Kristaq Derraj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi iu sekuestruan sasi të konsiderueshme të vajit të hashashit dhe hashash të formësuar si çokollatë dhe pluhur, njofton Policia.

Sasitë e kapura nga policia janë:
-49.7 litra vaj hashashi;
-17.5 kg hashash në formë çokollate;
-13.4 kg hashash në formë pluhuri;
– pajisje, të cilat shërbenin për prodhimin dhe përpunimin e vajit të hashashit;
– 4 automjete.

Njëkohësisht Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale.

Janë referuar në Prokurori materialet në ngarkim të shtetasit Shahin Zanaj, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Agjentët kanë evidentuar asetet në pronësi të tij:

– 1 biznes kantinë vere, në pronësi të shtetasit Shahin Zanaj.
– 1 bar-restorant në Radhimë.

Në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjthshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtyre shtetasve.

Në vijim, strukturat e Policisë së bashku me ato doganore janë duke bërë inventarizimin e aseteve, për të dokumentuar plotësisht veprën penale të pastrimit të produkteve që burojnë nga aktiviteti kriminal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here