Një alarm për dy ciklone të fuqishme është vënë nga meteorologët në Itali. Ato do të shtrihen nga jugu në veri që nga enjtja datë 22 shkurt deri më 24 shkurt. Shumë dëborë pritet në veri dhe qendër të Italisë si dhe shira të rrëmbyeshëm në jug.
Sipas meteorologëve italianë, priten reshje të jashtëzakonshme bore që nga fundi i shkurtit deri në fillim të marsit në pjesën më të madhe të vendit dhe drejt bregdetit të Adriatikut, situatë që nuk duhet të nënvlerësohet. Ciklonet do të fillojnë në orët e ardhshme