VIDEO/ Fjalët e ndjera të Dom Marjanit: E kam pyetur Zotin se çfarë ishte kjo tragjedi…

0

Dom Marjan Gega, famullitari i Velipojës,  gjatë meshës në nderim të Edmond Gjergjit dhe dy fëmijëve të tij të mitur që u përcollën sot në varreza, tha fjalë prekëse e domethënëse:

Loading...

” E kam pyetur Zotin se çfarë ishte kjo tragjedi.

Zoti nuk më ktheu pergjigje!

Atëherë e kuptova heshtjen e tij: Zoti na ka mbushur me të mira, por ne duhet të dimë që t’i përdorim këto të mira. Ne nuk jemi të përgjegjshëm për jetën tonë, më shumë shpenzojmë kohë për një kafe sesa për jetën reale që kemi.

Vetëm pak kohë më parë, jo shumë larg prej këtu, kur mendova se s’do kemi më, sërish dora kapi pushkën. Vazhdojmë të kemi vrasje, padrejtësi, pandërgjegje.

Aiselin 5-vjeçare e kanë kërkuar fëmijet e kopshtit se ku është, por ajo është pranë Zotit. I lutem Zotit për viktimat. Rajani 6 muajsh ende pa thënë fjalën “babë”, tashmë do të thërrasë “babë – Zotin, babën e vërtetë.”

Loading...

Lini nje pergjigje