Thesaret e Mesdheut dhe loja e Edi Ramës

0
287

Në një kohë që lufta me armë po vazhdon në Siri dhe zona të tjera në atë rajon, gati të gjitha vendet që lagen nga deti Mesdhe janë përfshirë në një lloj tjetër beteje të ashpër nga e cila rrezikohet të plasin konflikte, jo vetëm politike. Bëhet fjalë për fusha të mëdha gazi dhe nafte që janë zbuluar në këtë det veçanërisht dekadën e fundit. Në pararojë të këtij konflikti janë vende si Izraeli, Libani, Turqia, Qipro, Greqia dhe Italia.

Çfarë po ndodh në këtë betejë të re mes shumë vendesh, që në bazë ka interesa të mëdha ekonomike në Mesdhe, dhe si pozicionohet Shqipëria aty?

Ndërkohë që shtetet e mësipërme janë përfshirë në këtë betejë “për “arin e zi” në Mesdhe, kryeministri ynë Edi Rama thirri sot gjithë kamerat e televizioneve në Berat, për të prezantuar një marrëveshje të vjetër me kompaninë SHELL për kërkim-shpim në tokë, në thellësi të territorit tonë. SHELL ka kohë që ka nisur punë në atë zonë, çështja është se çfarë ka vendosur qeveria jonë të bëjë me rezervat e shumta të naftës dhe gazit në pjesën që i takon Shqipërisë në detin Mesdhe.

Image

Sa i vlen Shqipërisë përjetësisht, një votë greke për BE-në?

Tashmë nuk është më sekret, se kokë-ulja e Edi Ramës  ndaj Greqisë pasi bëri për katër vite rresht “gangon” pa shkak, ka të bëjë me një veto të mundshme të Greqisë për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Por sa vlen për Shqipërinë kjo votë greke, jo vetëm momentalisht, por përjetësisht, nëse janë të vërteta ato që thotë Kotzias dhe mediat Greke, të cilat kanë hapur shampanjën me rastin e një marrëveshje shumë fitimprurëse në ujërat e Mesdheut, që lagin të dy vendet.

Pak ditë më parë media greke e specializuar për energjitikën dhe burimet e naftës dhe gazit, “energypress.gr”, zbuloi për herë të parë marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ndarjen e detit, të cilën ajo e konsideron, “të mbyllur përgjithmonë”.

Në  artikull thuhej se tashme është fakt i kryer dhe përfundimtare, marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ri-demarkacionin e ZEE (Zonave Eksluzive Ekonomike) dhe se bëhet fjalë pikërisht bllokun detar 1 dhe 2 në detin Jon, ku tashmë janë zbuluar rezerva të mëdha gazi dhe nafte. Blloqet 1 dhe 2 në Jon nuk kanë qenë kurrë të Greqisë. Pikërisht kjo zonë ku së fundmi janë zbuluar rezerva të mëdha hidrokarburesh është pretenduar nga të dy vendet, për tu përfshirë në Zonën përkatëse Eksluzive Ekonomike.

Kalimi i këtyre blloqeve nën eksluzivitetin e Greqisë, sipas detajit që zbuluan mediat greke në kuadër të zbardhjes së  marrëveshjen së fshehtë Bushati-Kotzias shkaktoi shumë bujë dhe debat, në opinion dhe politikën shqiptare. Ndryshe nga sa pretendon kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm Bushati,  sipas “energypress.gr” thelbi i marrëveshjes është drejtpërdrejt i lidhur me interesin e Greqisë për kërkimin e hidrokarbureve, në bllokun detar 1 dhe 2 në detin Jon.

Pikërisht në këtë situatë ku mbi gjithçka mungon transparenca nga ana e qeverisë Rama mbi marrëveshjen për detin me Greqinë, dje kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Ardian Bylyku, konfirmoi “pa dashje” atë që kishte shkruar media greke. Duke folur për këtë çështje për “TV Klan”, ai la të kuptohet se Shqipëria nuk ka pretendime për bllokun 1 dhe 2 në detin Jon.

Sipas Bylykut vetëm blloku “Joni 5” së bashku me rezervat natyrore, janë pasuri e territorit shqiptar, të cilat nuk do të ndryshojnë, njësoj si ajo e rezervave që ka Greqia në zonën 1 dhe 2.

“Paraqesin potenciale naftëmbajtëse të cilat duhet të konkretizohen në përmjet konkludimit të projekteve të kërkimit. Blloku Joni 5 është bllok në territorin shqiptar, ndërsa blloku 1 dhe Joni 2 nuk bëjnë pjesë në territorin shqiptar”, zbuloi për herë të parë kreu i AKBN.

Kjo deklaratë përkon me shkrimin e  “energypress.gr”, sipas të cilit pala shqiptare ka hequr dorë përfundimisht nga pretendimet apo ankesat, në lidhje me shelfin kontinental të ishujve Othonoi dhe Erikoussa, i cili është i një rëndësie të veçantë edhe në lidhje me kontestin greko-turk mbi Kastelorizon.

Ja vlen të rikujtojmë se blloqet 1 dhe 2 në detin Jon u tenderuan nga qeveria greke në korrik 2015, kurse qeveria Rama atëherë bëri plot 3 nota protese për këtë çështje. Ndërkohë që në Shqipëri askush nuk dinte gjë se çfarë po ndodhte nën rrogoz mes Ramës dhe Tsipras, pala greke për bllokun 2 në Veri të detit Jon nënshkroi vitin e kaluar kontrata me konsorciumin – TOTAL- HEP – EDISON. Pritet vetëm firma e Ramës gjatë vizitës së kryeminstrit grek në vendin tonë në ditët e Pashkëve dhe konsorciumi të nis punën.

Ndërkohë që të gjitha vendet që lagen nga deti Mesdhe po e shohin të ardhmen e tyre ekonomike te thesaret e pa mata të naftës dhe gazit që mban kjo zonë, Edi Rama, kujtohet “pa pritur” të shpall burimet e naftës si prioritet kombëtar, por vetëm duke harruar një gjë “të vogël”.

Ai sot foli vetëm për naftën në tokë, në thellësi të territorit tonë, duke bërë siku nuk di asgjë, se çfarë po ndodh për një pasuri të njëjtë dhjetra herë më të madhe në detin Mesdhe, ku zona që na takon ne është ndër më të pasurat.

Sipas shumë ekspertëve ndërkombëtarë e ardhmja ekonomike e Greqisë, duket se do të varet vetëm nga burimet e hidrokarbureve të zbuluara në detin Mesdhe. Ndërkohë që me sa duket ky vend ka arritur një marrëveshje me Edi Ramën, nuk e ka edhe aq të lehtë me vendet e tjera në rajon, të cilat janë gati të mbrojnë me çdo mënyrë, çdo pëllëmbë det.

Image

Beteja për thesarin e Mesdheut

Ditën e djeshme revista gjermane “Der Spiegel” botoi një artikull të zgjeruar mbi fushat e gazit, me titull “Gjuetia për thesarin e Mesdheut”. Sipas saj, Mesdheu ka rezerva të pamata të mëdha gazi dhe nafte dhe shumë vende duan ta shfrytëzojnë këtë pasuri. Në këtë panoramë së fundmi vihet re, një përshkallëzim i konfliktit për këtë çështje mes Izraelit dhe Libanit dhe Turqisë e Qipros.

Revista prestigjoze shkruan se edhe në Konferencën e Sigurisë të mbajtur së fundmi në Mynih, fokusi ka qenë pikërisht deti Mesdheu dhe konfliktet mes vendeve që lagen prej tij, për gazin natyror. Që nga fillimi i muajit situata mes vendeve që prekin Mesdheun ka eskaluar vë në dukje “Der Spiegel”. Në jug të portit qipriot të Larnakas është një thesar i madh me gaz. Sipas qeverisë qipriote e cila përkrahet fort nga Greqia, anijet turke penguan të premten e javës së kaluar kompaninë italiane ENI të niste eksplorimet.

Nga ana tjetër ministria e Jashtme italiane deklaroi, se priste gjetjen e një zgjidhje të përbashkët në përputhje me të drejtën ndërkombëtare,  interesat e EMI, vendeve të rajonit dhe  dy komuniteteve qipriote. Por megjithatë aktualisht  nuk duket të ketë kompromis. E vetmja shpresë mbetet Blloku 12, i ashtuquajtur “Venus”, i cili  kufizohet me  zonat ekskluzive ekonomike të dakortësuara vite më parë me Egjiptin, Izraelin dhe Libanin. Dy shtetet kanë rritur armiqësinë për shkak të rezervave të gazit dhe veprimeve të qeverisë izraelite, e cila në mënyrë aktive promovon kërkimin e gazit. Ministri i jashtëm izraelit, A. Lieberman paralajmëroi në fund të muajit janarit, kompanitë ndërkombëtare të mos marrin pjesë në kërkimin dhe shfrytëzimin e zonës sepse do të ishte “gabim”, duke nënkuptuar italianen ENI, Total-in francez dhe Novatek të Rusisë. Ndërhyri edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, I cili u përpoq të ndërmjetësojë midis pozitës libaneze dhe izraelite, por u largua pa efekt i gjatë një vizite në Bejrut.

Greqia në këtë situatë duket se ka probleme të mëdha për gazin në detin Mesdhe, veçanërisht me Turqinë dhe me Izraelin. “Çuditërisht” shfaqet teje e kënaqur, me Shqipërinë.

Çfarë do të nënshkruajë Edi Rama gjatë Pashkëve, kur të mbërrijë kryeministri grek Tsipras në Shqipëri:

Marrëveshje historike, apo tradhti historike?

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here