ROMANCË PËR TRENIN EKSPRES TIRANË-BRUKSEL

0
198

Nga GËZIM LLOJDIA

  1. Treni ynë ka ngecur në stacion. Udhëtarët me bagazhe kanë vite, që presin. Pyetja e tyre mundonjëse  ka qenë prej vitesh: kur niset treni tjetër  për në Evropë, aty s’gjen  as faturino me fener në dorë,as përgjegjës stacioni që të të japi një shpjegim.   Të gjithë ngrenë supet,rrudhin buzët,psherëtijnë:ishallah,e lënë punën në duart e Perëndisë:

-Do Zoti, mërmërijnë.  Tani, që të merrni vesh shkoqur:Duam, të niset treni për në Evropë dhe pyesim:çfarë orari ka,ku ndalon në ç’stacion,kur mërin në Evropë etj, etj,mirëpo përpara të gjithë këtyre pyetjeve e gjej një gjysmë përgjigje,të  një sentencë e folklorit: Në të vërtetë :A ka tren, që niset apo jo?  Në fakt, binari që në është caktuar për të qëndruar treni ynë ka vite, që e kanë mbuluar shkurret. Të gjithë  sytë i hedhin veç nga treni,po binari ynë që rri e pret dhe ne kaq vite  në pritje,për të shkuar në Evropë.

  1. Meqë përmendën trenat ,këto mjete të lëvizshme me shina, vendi ynë ka një përvojë të hidhur. Trenat në këtë vend filluan të lëvizin vetëm atëherë,pra në këto vite‘:

7 nëntor [1] 1947 [2] : Durrës – Peqin [3] 23 shkurt 1949 [4]

Shkozet – Tirana 22 dhjetor [5] 1950 [6]

Peqin – Elbasan – Krasta  – Cërrik [7] 7 maj [8] 1963 [9]

Vora [10] – Laç 13 tetor [11] 1968 [12]

Rrogozhina [13] – Fier 20 mars [14] 1972 [15]

Krasta – Librazhd 10 mars [16] 1974 [17]

Librazhd – Përrenjas  9 mars [18] 1975 [19]

Fier – Ballsh [20] 1979 [21]

Përrenjas – Pogradec prill 1981 [22]

Laç – Lezha [23] 25 janar 1982 [24]

Lezha – Shkodra [25] (Trafiku i mallrave që me 11 nëntor 1981)11 janar [26] 1985 [27]

Shkodra – Han i Hotit. 14 tetor [28] 1985 [27] .

Fier – Vlora (Trafiku i mallrave deri Narta me janar 1985)

Fundi i viteve 1980 [29] : Milot – Rrëshen,pasi,rinia e këtij vendi ndërtoi  më parë udhët e këtyre trenave .

  1. Evropa plakë kishte vite, që mbante të instaluar jo vetëm trenat,

por edhe tramvajet,vetëm këtu për çudi në këtë truall të lashtë ,trenat erdhën vonë dhe punuan vetëm për një sistem ekonomik të caktuar. Sapo hyri “krimbi” dhe shfryu llafi  se udhët e Evropës plakë u hapën edhe për banorët e këtij trualli, trenat patën punë ,mirëpo më pas udhët e tyre dhe punesat  e tyre mbetën  aq larg botës dhe zhvillimit sa mund të thuhen se gjithë ky investim i rinisë shqiptare shkoi dëm. Trenat shqiptarë janë trenat më të lodhur të botës. Binarët ku nisen  dhe stacionet  ku ata qëndrojnë janë kandisur në ca sheshe që stë bëjnë të udhëtosh me ta. Trenat nuk janë më në modë, në këtë vend. Në Perëndim trenat, janë  një alternativë e mirë transporti,veç në këtë vend jo. Shpejtësia e tyre është lemeritëse dhe mundonjëse. Dikur trenat e fundit  qëndronin edhe nëpër ca  fshatra të vegjël ku  kishte stacione të vegjël,  që sot nuk ekzistojnë më.

Ka edhe një shkak tjetër. Përse trenat nuk nisen nga  Tirana, për në Evropë? Mirë  do të qe,por kë një pengesë të vogël :në Tiranë nuk kë më as tren dhe as stacion treni. Në qytetin tonë sikurse nëpër disa qytete të tjerë treni niset e soset i trembur, se mos i thyejnë xhamet,se mos këputet ndonjë binarë, se mos i pret udhën ndonjë maqinë, se mos i zënë udhën me ndonjë ndërtim.

  1. Si punë e këtij treni,është udhë jonë ,rrugëtimi shqiptar drejt Evropës. Që nga vitet ’90 kur u kërkua:”E duam Shqipërinë si Evropa”. Të gjithë fajësojnë dhe harrojnë se këtë vend e pllakosën ca regjime, që i bënë këtij vendi për të zezën e ti,j largimin nga Evropa ku ne gjeografikisht jemi pjesë e saj prej formimit të tokës dhe popullimit me njerëz,po ku gjendeshin ca kombe atëherë kur ne ishim pjesë e qytetërimeve botërore? Ne kemi qenë këtu dhe këtë vend na e zgjodhi Zoti vet. Asdreni ka shkruar: Se Zoti vetë e tha me gojë/Që kombe shuhen përmbi dhé,/Po Shqipëria do të rrojë;/Për të, për të luftojmë ne!

4.Po treni për në Evropë kur niset? -Ende s’është afishuar orari i trenave, që nisen nga lindja drejt perëndimit. Një ditë të jeni të sigurt ai orar do të gjendet në çdo stacion treni të Evropës plakë dhe uturima e tij do na zgjojë çdo mëngjes.

Ka një këngë Ilir Shaqiri në tekstin e të cilës thuhet:

Moj Evropë, Evropë e vjetër, /Si s’më gjete një rrugë tjetër,/

Një rrugë tjetër me pak besë, 100 vjet m’qite n’harresë./ Moj

Evropë perdja e kallkanit, /Ta vunë zjarrin n’mes t’Ballkanit, /Ta

vunë zjarrin që m’përvlon,/ E nuk pres ma nuk pres si kujton. /Nuk ja

pres hilet si t’thash /Se m’ka ra ma thika n’asht, /E dredhitë po dalin

n’fushë, /Arat vorre mi kanë mbushë. /100 vjet po i pres ngushllim,

/Po i laj duartë me gjakun tim./

Kthema mua krenarinë dhe dorën se… /Mos të ndajmë kufi, mos të

ndajmë kufi. /Kthehma tokën,/kthjellma qiellin. /Kthehma borxhin,

kthehma borxhin. /Lëshoma diellin. /Du’ t’jem Zot! N’time tokë! /Dje

dhe sot, sot e nesër unë jam Evropë, jam Evropë, jam Evropë.

/Deshtën Lindje e Azi, herë me fe, herë me dredhi. /Trup e kokë t’mi

bënin copë, /Që t’mos isha më Evropë. /Moj Evropë perdja e

kallkanit, /Ta vunë zjarrin n’mes t’Ballkanit, /Ta vunë zjarrin që

m’përvlon, /E nuk pres ma nuk pres si kujton. /Nuk ja pres hilet si

t’thash /Se m’ka ra ma thika n’asht, /E dredhitë po dalin n’fushë,

/Arat vorre mi kanë mbushë. /100 vjet po i pres ngushllim, /Po i laj

duartë me gjakun tim. /Kthema mua krenarinë dhe dorën se… /Mos të

ndajmë kufi, mos të ndajmë kufi. /Kthehma tokën, kthjellma qiellin.

/Kthehma borxhin, kthehma borxhin. /Lëshoma diellin. /Du’ t’jem Zot!

/N’time tokë! /Dje dhe sot, sot e nesër unë jam Evropë, jam Evropë,

jam Evropë. /Kthehma tokën, kthjellma qiellin. /Kthehma borxhin,

kthehma borxhin. Lëshoma diellin. /Du’ t’jem Zot! /N’time tokë! /Dje

dhe sot, sot e nesër unë jam Evropë, jam Evropë, jam Evropë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here