Përkeqësohet performanca e ndërmarrjeve të ujësjellësve

0
189

Performanca e ndërmarrjeve të ujësjellësve u përkeqësua gjatë vitit 2007, sipas një vlerësimi të Entit Rregullator të Ujit, i cili raportoi se në të gjithë vendin mbulimi me ujë ra në 78.6 për qind në 2017 nga mbi 80 për qind që ishte ky tregues me 2014. Nga ana tjetër stafet e mbingarkuara u frynë edhe më tej duke e çuar numrin punonjësve për 1000 lidhje në 9.23 me 2017 nga 8.3 që ishte në vitin 2016.

“Një nga arsyet kryesore të kësaj tendence në rënie të përformancës është se viti 2017 ka qenë një vit elektoral, që zakonisht shoqërohet me shtim artificial të numrit të punonjësve në shoqëritë UK, rritjen e shpenzimeve në përgjithësi, si dhe të një rënie të vullnetit të zbatimit të ligjit që reflektohet në uljen e normës së arkëtimit”, sqaron Enti Rregullator i Ujit në raportin e aktivitetit të UK-ve për vitin e kaluar. ERU referon me tej se mbulimi i kostos së është përkeqësuar me 5%, për shkak të rritjes së shpenzimeve, kryesisht nga rritja e numrit të punonjësve, energjisë elektrike, si edhe i zërit të riparim-mirëmbajtjes. Qeveria qendrore në 2017 ka dhënë subvencion prej 11 milionë lekë. Vlerësohet se vetëm 18 nga 57 shoqëri mbulojnë kostot e O&M mbi 100%, të cilat përfaqësojnë 56% të popullsisë së shërbyer.

Norma e arkëtimit ka pësuar një rënie me 8%, për shkak të tendencës së moszbatimit të ligjit në periudhën elektorale, si edhe nga shtimi i zonës së shërbimit të shoqërive me pjesën rurale që ka tregues të ulët arkëtimi. Uji pa të ardhura, si treguesi më i rëndësishëm i performancës, ka një përmirësim me rreth 2%, por mbetet akoma në vlera të papranueshme. Ky përmirësim mund të jetë rrjedhojë e përmirësimit me rreth 4% të nivelit të matjes individuale të konsumatorëve. “Niveli i matjes” është përmirësuar me 4%, si rezultat i investimeve në sektor.

Efiçenca e stafit ka një përkeqësim me 1 person/1000 lidhje më shumë. Në vlerë absolute, numri i punonjësve të punësuar nga vetë shoqëritë është rritur me 519 punonjës, që vjen si rezultat e efektit të vitit elektoral për punësimet artificiale. “Kohëzgjatja e furnizimit me ujë” si tregues ka mbetur pothuajse i pandryshuar (zvogëluar me 0.9 orë/ditë). Duke pasur parasysh vështirësitë në matjen dhe llogaritjen e tij, është i vështirë interpretimi i ecurisë së këtij treguesi shpjegon ERU.

Alarmi në botë

Në vitin 2030, gati gjysma e popullsisë së botës, 47% mund të ketë probleme me mungesën e ujit. Këtë gjë e parashikon Instituti Ndërkombëtar i Ujit në Stokholm, sipas të cilit shkripëzimit i ujit të detit mund të jetë një alternativë e vlefshme, por ne duhet të sigurohemi që impiantet dhe proceset të realizohen duke respektuar ekosistemet natyrore dhe është thelbësore që të zhvillohen standardet kombëtare dhe ndërkombëtare. “Është e nevojshme të hartohen zgjidhje që marrin parasysh ndryshimet klimaterike dhe emergjencën e ujit”, tha Sergio Colagrossi, inxhinier dhe ekspert në teknologjitë e gjelbra.

“Impiantet e shkripëzimit të ujërave të detit janë të përhapura në të gjithë zonën e Mesdheut. Kërkesa në rritje për ujë të pijshëm dhe mungesa e burimeve do të nxisë adoptimin gjithmonë e më shumë të impianteve për shkripëzimin”, shtoi ai. Megjithatë, disa çështje kritike nuk kanë të bëjnë vetëm me ndikimet që impiantet kanë në mjedis. Ato që i shqetësojnë ekspertët janë edhe disa hipoteza që mjedisi mund të ndikojë në impiante, të tilla si prania e algave që mund të lëshojnë substanca toksike, shkruan tgcom24.

Studimi i paraqitur nga Francesco Aliberti, profesor në Universitetin “Federico II” të Napolit, mbi ndikimin mjedisor të shkarkimit të shkripëzuesit të Liparit në receptorin e trupit hidrik, ka zbuluar një ndryshim të ekosistemit. Në veçanti, në zonat ku përqendrimet e kripës tejkalojnë pragun e toksik, është evidentuar një regres i posidonisë oqeanike, një bimë themelore për të analizuar stabilitetin e mjedisit detar. Një ndikim i shkaktuar edhe nga mungesa e një legjislacioni të përshtatshëm mjedisor në nivel global, europian dhe kombëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here