Paskal Milo: Rama dhe Bushati të shkojnë te Presidenti

0
151

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka folur lidhur për ngërçin institucional mes qeverisë dhe presidencës lidhur me plotfuqinë për nisjen e negociatave zyrtare me Greqinë.

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se kërkon që të përmbushen disa kritere nga qeveria, përpara se ta japi plotfuqinë. “Duhet burrëri, Edi Rama duhet të takohet me Ilir Metën. Rama dhe Meta takoheshin për gjëra që nuk kishin këtë peshë çdo të mërkurë kur ishin aleatë politikë, e jo më për çështje si marrëveshjet me Greqinë. Do të shmangnin keqkuptimet, keqinterpretimet. Komunikimi i drejtpërdrejtë i dy njerëzve të pushtetshëm, të fuqishëm në Shqipëri, mund të shmangë keqkuptimet. Mendoj se një komunikim i tyre direkt do ta zgjidhte” – u shpreh Milo për “Report TV” i cili saktësoi se plotfuqia e presidentit duhet para negocimit të çdo marrëveshje ndërkombëtare.

Si zgjidhet ky ngërç politik?

“Më shqetëson atmosfera, që nuk ka arsye pse të ndodhë, duke qenë se të dy institucionet duket se kërkojnë një protagonizmi politik që deri diku ehde mund të jetë i pranueshëm. Por Meta në pozitat e kreut të shtetit, nuk besoj së kërkon edhe aq protagonizëm, por respektim të institucionit, duke iu referuar Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, por rolin që ka”.

A mundet që institucionet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese nëse nuk gjejnë zgjidhje?

“Është e tepërt, që dy institucione të shtetit t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Me pak fjalë, unë këmbëngul që në raste të tilla është shumë e nevojshme, që kryeministri dhe ministri i Jashtëm të shkojnë te Presidenti. Të ulen si zotërinj, si partnerë dhe ta zgjidhin problemin”.

Mund të kërkohet ndihmë nga SHBA dhe BE?

“Nuk do të ishte dinjitoze, s’mund të drejtohemi për çdo gjë te arbitrat ndërkombëtarë, të cilët kanë ndërhyrë në shumë raste për pajtimin e politikanëve shqiptarë” – tha Milo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here