Nisma më e padëgjuar më parë: Një bari, një Ipad

0
279

Dr. Ndriçim Mehmeti

Në fakt kjo nismë është ndërmarrë së fundmi diku në Naharasan, fshat në provincën Panduhabi. Si lindi dhe pse u ndërmor kjo nismë do ta shkoqisim në këto radhë që po hedh në kartë, por e rëndësishme se nisma ëshët paraqitur si propozim tek madhëria e tij nga fshatarët e Bilushit, Karpenit dhe ata të Pikmatës. Duke përdoru telefonat pa antenë të nipërve (kështu i quajnë ato telefonat e sotëm) ata kane bërë një lutje, që në gjuhën e sotme i thonë sms: Të lutem o i ndrituri i më të ndriturve prej madhërive, na bëj dhe në një nder me një nga ato fletoret me ekrane, që i thonë iPAD që të mos na i hedhën ca njerëz që ëmrin nuk ja kemi dëgjuar e fshatin me nam nuk e kanë.

Në kërkim të një iPAD si bariu i Maharasanit.

Nuk është përralle as histori e situr dhe e padëgjuar, por një realitet i ditëve më të lumtura që po kalojmë. Nuk kemi nevojë për ndonjë gjë të madhe, në këto ditë që ca na i quakan të vështira. Na mungon një send shumë i dobishëm, për të rregulluar të gjithë këtë rrëmullë në katundet tona, të shkaktuar sa kohë që na mungonte madhëria në fron. Na duhet paksa teknologji, një ndihmë e vogël nga Banka më e madhe e arave që është Evropa për bujqësinë dhe delet dhe pastaj në 30-50 vitet e ardhshme do të shohim rezultatet e padëgjuara ndonjëherë. Që ta ngasim muhabetin, kjo nuk është një tekë, as një kapriço e madhërisë së tij. Ai kishte dërguar këshilltarin (apo gurunë siç i thotë madhëria) Tejfur Pashanë deri në Karasan. Më parë ai ishte ndalur në Detin e Flaktë, kishte urdhëruar në fushat e orizit të fshatrave Phon-Mang, kishte parë punët e artizanëve në Tigi-Han, por frymën e kishte mbajtur në Maharasan. Aty i kishte tërhequr vëmendjen fakti që fusha të tëra shndërrisin prej lulëkuqeve me bagëti që kullosnin brenda oborrit të shtëpisë, e pllajat e maleve, mbushur plot me një bimë me gjethe jeshile, sa shtati i tij. Kishte takuar fshatarë, njerëz të lumtur, që herë-pas here tymosnin një cigare me një aromë dhe ndjesi të çuditshme. Të dukej sikur ishe në qiellin e shtatë, Everesti zvogëlohej gjithnjë e më shumë, ndërsa ti i kaloje majat një nga një pa asnjë pengesë. Aty bile Tejfur Pashai, mësoi se bari nuk është ai që ruan dhitë e dhëntë, por ai i del për zot shkurres çudibërëse dhe lulëkuqes së bekuar. Këta barinj punëtor e fjalëpak i shpjeguan Tejfur Pashait, se në një plallkë që mbahet në dorë pa antesën, të lehtëson shumë punë. Madje ata i treguan edhe pakon e parë të mbërriur enkas për ta. “Andje nga ne kësaj i thonë fletore me ekran”. Ne Tefjur pasha, na kanë mësur nipërit tanë ti themi Ipad. Pasi takoi fhe kryetarin e fshattt sa për t’i bërë qejfin, Tejfur Pashai mori rrugën për atdhe. Me një frymë u paraqit në Bilush, Karpen dhe Pikmatë. “Njerëz! Madhëria ju dërgon të fala, mblidhuni të kuvendojmë se hall të madhe kemi”?

Fshatarët e dëgjuan këtë haber, diku nga zëri i tellallëve që zhurmojnë nga mëngjesi në darkë me axhanset e tyre, e diku në kafene, a ndonjë vaki që zakonisht bisedohet edhe për këto gjëra.

Të gjithë u mblodhën duke bluatjur një mëndim në kokë: “’të ketë ndodhur vallë?

Të nesërmen që e deri në orën 9-të Tejfur Pashanë nuk e zuri vendi derisa i pa të gjithë këmbëkryq, të ulur në mexhlis. ”Dëgjoni o njerëz se nuk kam kohë. Qeveria dhe i madhi i saj që i qofshim falë e marrtë nga ditët tuaja, ka vendosur t’ju japi një fletore me ekran dhe një muaj ta përdorni pa para. Aty do të mësoni se si të shkruani për pasurinë tuaj, për të gjitha pemët që keni si pronë dhe ndonjëri që nuk di shkruaj e të lexoj në këtë fletore të do të mësoj.” Populli duartrokiti fort, duke brohoritur “Aferim madhërisë, aferim i qoftë”. Tejfur Passhai tërhoqi mënjanë kryetarin e fshatit e i pëshpëriti: “Hapi veshët mirë e dëgjoni. Do t’u tusha kwtyre gshwve qw ke mbledhur, se nuk do të paguani as sot as nesër. Në fund të vitit jua marrim vetë paratë me marifet, me ndonjë ferman të dalë taze për bekajet e xhelep. Kryetari i fshatit menjëherë gjeti rastin të nxjerrë veten në ah. Dëgjoni o njerëz të perëndisë. Harrojini fletoret prej bakalli që i mbani sipër donit të qumështit ose varur me spango afër vatrës së zjarrit. Tani do të kemi fletore me prekje. Mjafton një gisht  të vini e do t’u dalën në ekran ato që nuk i keni parë ndonjëherë. Njëherë vaktit e ngjienit gjishtin me mellan dhe e vinit në vend të firmës. Tani firma juaj nga prekja në fletoren me ekran do të shkojë vetëtimë në zurat e të madhit fare.  Do t’ju mësoj që të gjithëve që si ta përdorni, që të jini gati, se Evropi po na pret. Me një shtypje do të marrëm, fonde, para kur të ngordhën bagëtia, do të shesëm qumësht, gjalp, gjizë e shëllirë për lezet tënë,  nga Talia deri në Indgliterë. Mos harroni edhe të shtoni e shumoni bagëtinë e zamet e keni që kur të vini në kasaba të firmosni dy gisht kartë, për prodhimet tuaja.”

Një pëshpërimë habie dhe krejt papandehur muhabeti filloi të ndizej. Dajë Jahjai, pasi drodhi mustaqet e tij dy pëllëmbë, u ngrit e tha: “Na more bir, dëgjomë edhe mua plakun. Fjalë të mëdha fole o bir, po s’të këptova ndonjë gjë nga ato që the”. Javën -ju përgjigj- kryetari i fshatit, do të vijë t’ju sqarojë për këtë punë njeriu më i madh që qeveris kopetë tuaja, Koçi Beu. Ai do të llafosi gjerë e gjatë për këto xhevahire të Hyqymetit dhe ja veni veshin mirë, këtij djali të thjeshtë të popullit. Eshët in rrahur me vaj e me uthull për punë të bagëtisë, quhsmështit e sidomos për lesh e pamuk.  Ndërsa për taksa do të zbres vetë Ahmet Pasah, trup vogël e mendje ndritur. Meqë e di inglizçen si gjuhën e mëmës, do të na lidh sa hap e mbyll sytë edhe me Evropin, Amerikën, Kanada e Australinë. E meqë rra llaf, edhe po s’kuptuat ndonjë gjë- tundni- kokën e flisni një zëri në mërin tënë” shiqir që erdhi dita jonë. E paçim sa malet Hyqymet e Perëndia e madhe e bekoftë”. Kaq tha kryetari, fshiu me kujdes djesrën nga balli me shamitë allafrënga mbledhur në pllasmas, që ja kishte lënë Tejfur Beu e u nis për tek klubi i fshatit. Po s’është e thënë edhe atje filluan ta pyesnin të ziun krietar. Ai fap e gjeti vaktin të hapë fletën që i kishin vënë para i zot’i dyqanit, e nisi të lexojë më zë të lartë axhanset që vinin nga shumë larg Perandorisë. Por brenda vetes e bluante pyetja e madhe: “Ç’të jetë vallë kjo fletore që shkruan vetë sa vë gjishta mbi të? Kaq shumë nevojë kemi për të, kur kemi nja dy vjet e kusur pa ngrënën mish të freskët si qëmoti e qumështin e përziejmë me ujë se nuk na del për të ngrënë fëmija”?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here