Messi apo Ronaldo? Conte i prerë me përgjigjen e tij: Ja lojtari më i mirë në botë

0
209

Trajneri i Chelseas, Antonio Conte nuk ka dilema pasi thotë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka një rekord të dobët ndaj Chelseat, pasi gjatë 8 ndeshjeve nuk i ka shënuar asnjë gol londinezëve.

“Messi ka kapacitet për ta zgjidhur situatën dhe krijojë raste bash kur nuk sheh mundësi për të shënuar. Kjo do të thotë se po flasim për një lojtar fantastik. Duhet të punojmë fort. Duhet ta dimë se, gjatë ndeshjes, na duhet të përgatitemi të vuajmë. Messi është lojtari më i mirë në botë dhe mund të na ndëshkojë keq”, ka paralajmëruar Conte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here