Me armë në banesë, arrestohet ‘Rambo’ nga Durrësi

0
195

Dy armë zjarri të gjetura në banesë që i mbante pa leje dhe fishekë kanë çuar në pranga një 66-vjeçar në Durrës.

Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë arrestuar nëIslam Nezhën, 68 vjeç.

Dje, në bazë  të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri automatik, model 54; një armë gjahu teke dhe 95 fishekë model 54, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar në nenet 278/3 dhe 280 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here