Linja e seksit, arrestohen 2 e shpallen në kërkim 7 të tjerë, ja emrat

0
179

Arrestohen 2 përsona dhe shpallen në kërkim 7 të tjera për rrjet prostitucioni.

Është Finalizohet me sukses operacioni “Chat Line 4” Arrestohen 2 shtetas dhe proçedohen 7 të tjerë për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu shpallen në kërkim 2 shtetase për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Në njoftimin e policisë për këtë aksion thuhet se

Më datë 19.02.2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua me sukses Operacioni “Chat Line 4”, dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: •

Anushe Ll., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line Adult Ëork”, për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal. •

Met Tali, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Gjithashtu, vijon njoftimi i policisë,  u proceduan penalisht për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” shtetaset: • A. H., 25 vjeçe. • A. L., 31 vjeçe. • A. Xh., 22 vjeçe. • S. M., 30 vjeçe. • A. Sh., 21 vjeçe. • A. T., 23 vjeçe. • E. R., 23 vjeçe. Janë shpallur në kërkim për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga neni 115 i Kodit Penal, shtetaset: • S. B, 33 vjeçe. • D. G., 29 vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Work”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Don Bosko”.

Në këtë aktivitet shtetësja Anushe Ll. dyshohet se është futur nëpërmjet shtetëses D. G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me shtetasen S. B. Gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marë me qera nga shtetasi Met Tali, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17,4 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: • 7 kompiutera dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale: “Shfrytezimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni” të parashikuara nga nenet 113, 114/2 dhe 115 e Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here