Kryemadhi: Shqipërinë e qeverisin diktatorë “të vegjël”!

0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se Shqipëria po mbahet ende peng nga diktatorët “ e vegjël” që na qeverisin. Në një postim në Facebook Kryemadhi thotë se “20 shkurti do të kujtohet gjithmonë si qëndresa dhe kulmi i revoltës të një populli”.

“Sot, 27 vjet më pas, shpresat e mijëra shqiptarëve që dolën në shesh për rrëzimin e bustit të diktatorit janë ende të paplotësuara, sepse diktatorët e “vegjël” që na qeverisin kanë ende model atë që shkatërroi Shqipërinë për 50 vjet me radhë. Janë këta diktatorë që sot po mbajnë ende peng Shqipërinë me papërgjegjshmërinë me të cilën qeverisin. Ndaj sot më shumë se kurrë kujtesa për atë ditë të shënuar dhe qeverisja banditeske janë shtysa më e madhe për të gjithë ne që të rrëzojmë diktatorët e vegjël, që çdo ditë e më shumë po na imponohen me modelet e tyre të shëmtuara”, shkruan Kryemadhi.

Lini nje pergjigje