Kanabisi, fluturimet ajrore do të nisin më herët

0
123

Këtë vit do të nisë më herët fushata e fluturimeve ajrore për të parandaluar kultivimin e kanabisit.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu mbajti sot një takim me delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s të kryesuar nga gjenerali Vito AUGELLI, komandant i Guardia di Finanza-s i Rajonit të Pulias.

Ardi Veliu: “Italia mbetet një partner strategjik për ne. Krahas goditjes së trafikut, synimi është ai i kapjes së aseteve kriminale për ta çrrënjosur përfundimisht fenomenin e kultivimit të kanabisit.

Synimi ynë është kryerja e hetimeve të përbashkëta dhe lufta kundër pastrimit të parave dhe produkteve të krimit. Ky synim është një nga prioritetet më të larta të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar. Krijimi i një rrjeti të shkëmbimit të informacionit që mundëson në kohë reale identifikimin, gjurmimin dhe kapjen e autorëve të trafiqeve të ndryshme, është një faktor kryesor në arritjen e rezultateve të dëshiruara”

Gjenerali Vito Augelli tha se Italia është e angazhuar  maksimalisht në luftën kundër trafiqeve.

“Italia është e angazhuar maksimalisht në frontin e luftës kundër trafiqeve dhe këtë e dëshmon prezenca e madhe e dispozitivit të Guardia di Finanza-s në Shqipëri. Niveli i bashkëpunimit është më i larti ndër kohëra, kjo falë një pune paraprake të bërë nga dy përfaqësitë policore.

Rezultatet e shkëlqyera kanë ardhur vetëm në sajë të një bashkëpunimi të ngushtë dhe një shkëmbimi në kohë reale të informacionit. Nga të gjitha kapjet e kanabisit në Itali, 80% i ka bërë Guardia di Finanza e Pulias dhe këto falë një bashkëpunimi të ngushtë me Policinë shqiptare. Kemi arritur të ndërtojmë një rrjet shkëmbimi informacioni që bazohet në besim reciprok dhe profesionalizëm të lartë. Sa i takon luftës kundër trafiqeve në det dua të kujtoj se në të gjitha rastet është theksuar bashkëpunimi me Policinë shqiptare dhe kush nuk e kupton këtë nuk pranon realitetin”, – përfundoi fjalën e tij komandanti i Guardia di Finanza i Rajoinit të Pulias, gjenerali Vito Augelli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here