Ja si josheshin vajzat e reja për të ushtruar prostitucion

0
184

Një rrogë e mirë është gjithmonë tundim, edhe pse ajo që kërkohet të ushtrosh etiketohet “e pamoralshme” nga shoqëria. Ky ka qenë edhe rasti i vajzave të vëna nën hetim në kuadër të operacionit policor “CHAT Line 4”.

A.H., A.L., A.Xh., S.M., A.Sh., A.T. dhe E.R., nga 21 deri në 31 vjeçe, kryenin prostitucion online përmes një faqe të posaçme interneti “Adult Work”. Ato akuzohen për “shfrytëzim prostitucioni”.

Lidhur me aksionin, dy persona janë arrestuar, ndërsa dy janë shpallur në kërkim policor. Mes personave të arrestuar është Anushe Ll., 24 vjeçe, administratore e studios “Chat Line Adult Work”, një nga dy ambientet në “Don Bosko” në kryeqytet, ku ushtrohej prostitucioni online. Anushja, që sipas hetimeve kishte rolin e administratores, akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Gjatë marrjes në pyetje ajo është treguar e rezervuar, thanë burime policore.

Burime shtuan se vajzat njiheshin me pozicionet e punës përmes njoftimeve online. Në to nuk përcaktohej lloji i punës, por pagesa ishte tunduese: më shumë se 1.000 euro në muaj. Pasi kontaktoheshin, i bëheshin të qarta kushtet e punës. Dhe të gjendura përpara kësaj mundësie, shumë prej tyre zgjidhnin paratë…

Si funksion “Adult Work”?

Për abonim mujor, klientët, zakonisht të huaj, paguajnë rreth 150 euro dhe më pas marrin shërbimin seksual nga vajzat. Por, klientët që nuk janë të abonuar, paguajnë 20-30 euro për 1 orë.

Një vit më parë, në Tiranë u realizuan dy operacione të ngjashme, “Chat line 3” dhe “Chat line 2”, që goditën dy grupe prostitucioni, që funksionin thuajse “motamo”.

A është krim?

Në kodin penal nuk ka një përcaktim të qartë për prostitucionin online. Në të gjitha rastet, akuzat janë ato të shfrytëzimit të prostitucionit, mbajtjes së ambienteve për këtë lloj veprimtarie dhe prostitucion, përkatësisht nenet 113, 114 dhe 115 të kodit penal. Në këtë pikë, juristët shprehen se duke mos pasur një kuadër ligjor të përcaktuar për krimet online, atëherë akuza nuk mund të ngrihet në gjykatë.

Si funksiononte grupi

Policia e Tiranën njoftoi zyrtarisht se pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua me sukses Operacioni “Chat Line 4”, dhe u arrestuan në flagrancë dy persona:

• Anushe Ll., 24 vjeçe,  banuese në Tiranë,administratore e studios “Chat Line Adult Ëork”, për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.

• Met Tali, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” shtetaset:

• A. H., 25 vjeçe.

• A. L., 31 vjeçe.

• A. Xh., 22 vjeçe.

• S. M., 30 vjeçe.

• A. Sh., 21 vjeçe.

• A. T., 23 vjeçe.

• E. R., 23 vjeçe.

Janë shpallur në kërkim për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga neni 115 i Kodit Penal, shtetaset:

• S. B, 33 vjeçe.

• D. G., 29 vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezulton se Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Work”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Don Bosko”. Në këtë aktivitet Anushe Ll. dyshohet se është futur nëpërmjet shtetases D. G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me shtetasen S. B.

Gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marrë me qira nga shtetasi Met Tali, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17,4 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

• 7 kompiutera dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale:

“Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni” të parashikuara nga nenet 113, 114/2 dhe 115 e Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here