Standard.al

Ish- zyrtari i Policisë zbulon skandalin/ Ja sa miliona euro ka investuar krimi

0

Arian Hoxha, sekretar i Shoqatës së Policëve në Lirim ka deklaruar ditën e sotme, se cilësia e Policisë se Shtetit ka ardhur në rënie që prej vitit 2013.

“Në relacionin e të fundit të projektligjit për vettingun, është konstatuar se lufta ndaj korrupsionit është në nivele të ulëta, korruptimi në rekrutim e policisë është fenomen shkatërrues dhe lufta kundër lidhjeve krim polici mbetet një tjetër domosdoshmëri për t’u kryer” është shprehur Hoxha në intervistën e tij të dhënë në studion e FaxNews.

Ai tha se është konstatuar që proceset e deritanishme nuk kanë arritur prioritetet e vëna.

“Pjesa kryesore e policëve të Policisë së Shtetit është e ndershme, por kupola drejtuese e policisë është ose e politizuar ose në disa raste, e lidhur me persona kriminalë.

Përkundër asaj që trumpetohej nga ish-ministri i Brendshëm për vetëm 1.4 milionë euro pasuri të lidhura me krimin në të gjithë Shqipërinë, vetëm në Tiranë janë sekuestruar mbi 11 milionë euro të asete të krimit të organizuar’, është shprehur ish-kreu i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, deri në vitin 2013, kur do të largohej me urdhër të drejtpërdrejtë të Saimir Tahirit.

Gjatë intervistës së tij, Arjan Hoxha foli gjithashtu për procesin e vettingut në polici.

‘Vettingu do të jetë proces normal dhe nuk përbën ndonjë risi në punën e tyre, si për sa u përket lidhjes së tyre me elementë kriminalë ashtu edhe për sa u përket të ardhurave.

Çdo punonjës para se të paraqitet në punë, paraqet një dëshmi personaliteti. Kështu që do të vijojë puna normale pa asnjë risi’, -deklaroi ai.

Hoxha tha se duke marrë shkas nga ndryshmet që janë bërë në ligjin e Policisë së Shtetit si dhe në projektligjin e paraqitur së fundmi, “procesi i vettingut mendoj që është një moment që mund të përdoret për interesa politike.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.