Të tjera akuza nga Orban: ‘Pas BE-së, Soros po ushtron ndikim edhe në OKB’

0
139

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka shënjestruar sërish multimiliarderin, George Soros, si pjesë e retorikës së tij të fortë kundër emigracionit.

Orban e ka akuzuar edhe më parë manjatin hungarezo-amerikan për orkestrimin e emigracionit nga Lindja e Mesme dhe Afrika, duke ‘pompuar’ fonde për OJQ-të që mbështesin vlerat “me dyer të hapura” në Evropë.

Në sulmin më të fundit, Orban ka pohuar se Soros po përdor fondet e tij për të ‘blerë’ ndikim në Bruksel dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Soros nuk na ka antagonizuar vetëm ne, por edhe Anglinë, Presidentin Trump dhe Izraelin,” tha ai. “Ai dëshiron që emigracioni të pranohet kudo. Por kjo nuk do funksionojë. Ne nuk jemi vetëm, dop të luftojmë së bashku dhe do kemi sukses”.

Javën e kaluar, ligji i ashtuquajtur “Stop Soros” iu dërgua parlamentit hungarez; legjislacioni i propozuar do t’i mundësonte Ministrit të Brendshëm të ndalonte OJQ-të, veçanërisht ato të financuara nga Soros, që nxisin migracionin dhe“paraqesin rrezik” për sigurinë kombëtare.

Soros është akuzuar për ndërhyrje në punët e Britanisë së Madhe, pas pranimit të dhurimit të fondeve të mëdha për një fushatë anti-Brexit.

Islamizimi

Gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit, Orban paralajmëroi të pranishmit lidhur me rrezikun e islamizimit të Evropës, duke pretenduar se “Evropa as që do të kuptojë se është pushtuar”.

I njohur për qëndrimin e tij të ashpra mbi çështjet e emigracionit, Orban shtoi se“Krishtërimi ishte shpresa e fundit e Evropës” dhe solli në dritë faktin se kërcënimi vjen nga vetë Bashkimi Evropian.

“Është absurd fakti që rreziku me të cilin përballemi vjen nga Perëndimi, nga politikanët në Bruksel, Berlin dhe Paris”, tha Orban.

“Natyrisht që do të luftojmë dhe do të përdorim mjete ligjore gjithnjë më të forta. Masa e parë është ligji ynë ‘Stop Soros’.

Hungaria, së bashku me Poloninë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke, kanë kundërshtuar kuotat e refugjatëve të imponuara nga Brukseli, të prezantuara në vitin 2015 si një plan i përkohshëm emergjent për të zhvendosur 160.000 emigrantë në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian, me qëllim lehtësimin e barrës së Greqisë dhe Italisë.

Hungaria, Republika Çeke, Polonia dhe Sllovakia votuan kundër skemës së zhvendosjes, duke refuzuar të merrnin numrin e emigrantëve të mandatuar nga

 Ky material është  marre nga  Sputnik

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here