Strazimiri: Kush s’ka cipë e quan ende sot reformë në drejtësi. D(R)eforma me Edving e jo me Vetting

0
193

Pas konsensusit të 22 korrikut të 2016-ës mes mazhorancës dhe opozitës e miratimit më shumicë të padiskutueshme prej 140 votash në Parlament, në të cilin njiheshin të gjitha ndryshimet dhe propozimet e shtuara nga opozita në draftin paraprak të paraqitur asokohe, filluan edhe startegjitë e reja. Shkelja e konsensusit, pas shumë përpjeksjesh për t’u arritur, u kthye në “Mollën   Shërrit” mes forcave pozitare dhe opozitare.  Prej vitesh anëtar i Komisionit të Ligjeve, Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri bëri me një intervistë për ” “STANDARD” në detajim të ecurisë së Reformës në Drejtësi. I pyetur për pikënisjen e kësaj reforme dhe rrugëtimin e saj, Strazimiri tha se Reforma në Drejtësi lindi si një domosdoshmëri e miratuar nga e gjithë klasa politike shqiptare. Deputeti i PD-së deklaroi se qëllimi fillestar i saj ka humbur, pasi sipas tij, ky është synimi i Ramës dhe qeverisë së tij. Më tej ai theksoi se kjo nuk është Reformë, por Deformë dhe se Rama nuk do vetting por edving të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim që të ketë në dorë çdo pushtet. Ndërsa për aludimin e mazhorancës se opozita po pengon Reformën në Drejtësi, Strazimiri reagoi duke thënë se opozita jo vetëm që nuk e ka penguar reformën, por falë insistimit të saj, reforma arriti t’i ruante 140 vota në Parlament. Strazimiri u shpreh i bindur se deformimi i reformës, sjellë padrejtësi. Në fund të intervistës, deputeti i PD-së theksoi se kush ka dëshirë dhe nuk ka cipë, e quan ende Reformë në Drejtësi, këtë lloj reforme, që vetëm drejtësi nuk do të sjellë.

Nga nisja e Reformës në Drejtësi e deri më tani janë shënuar një sërë ngjarjesh e produktesh të cilët kanë sjellë përplasje të forta mes palëve politike. Si e shihni ju këtë ecuri?

Reforma në Drejtësi nisi si një domosdoshmëri , e pranuar nga e gjithë klasa politike shqiptare, në gjithë Parlamentin, me 140 vota. Me gjithë përpjekjet e qeverisë dhe të Edi Ramës personalisht, për ta reduktuar në një reformë vetëm të qeverisë, përsëri deri në 22 korrikun kur u votua, për shkak të insistimit tonë, për shkak të kontributit tonë, edhe tek partnerët edhe tek komisioni i Venecias, reforma arriti t’i ruajë 140 votat. Do të thotë konsensusin 100% të Parlamentit shqiptar, gjë që nuk i interesonte qartësisht Edi Ramës, gjë që ne e kemi denoncuar, sepse ai nuk donte Reformë, por donte deformë. Nuk donte Vetting, donte Edving të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në paketën e ligjeve organike që do të donin të vinin në jetë, të realizonin Reformën, pasi në kuadrin kushtetues, bëri ekzaktësisht të kundërtën, pasi kishte rënë dakord me opozitën, pas mendimit shumë të vyer të komisionit të Venecias, do të thotë qëllimisht e komplikoi, shtoi institucione, shtoi procedura, shtoi organe, ndryshe nga çfarë thotë Kushtetuta, pikërisht për të bllokuar Reformën.

Mazhoranca është shprehur se opozita po pengon ecurinë e Reformës. Ç’mund të thoni për këto aludime të kundërshtarëve politikë?

Çertifikimi nga Komisioni i Venecias ka qenë gjëja e duhur që ne kemi bërë, me insistimin tonë.

Deri në momentin e miratimit të vendimeve Kushtetuese ne ja dolëm që pjesa kryesore, më e rëndësishmja, ajo që ndalonte të paktën deformimin total të Reformës në Drejtësi, të mosharrimit të përfshirjes në ndryshimet kushtetuese. Në mënyrë krejtësisht të paligjshme, në mënyrë krejtësisht brutale, dhe politikisht jokorrekte, miratuan ligjet organike, të gjitha në kundërshtim me parimet, germën dhe vendimet qe se bashku kishim rënë dakord me ndryshimet kushtetuese, gjithmonë me çertifikimin e Komisionit të Venecias. Aktualisht, dëgjoni shpesh që ju thonë se na ka bllokuar opozita. Opozita nuk ka patur kurrë mundësinë t’i bllokjë, edhe nëse do të kishte dëshirën. Ata gjithmonë e kanë pasur paketën kushtetuese dhe paketën e nevojshme të votave për të miratuar gjithçka donin, veçanërisht kur erdhi puna pas niratimit të ligjeve organike. Sot kanë ngecur, kanë ngecur për shkak se nuk duan të bëjnë vetting të gjyëtarëve dhe të prokuroreve, siç e thashë, duan të bëjnë Edving të tyre. Kanë futur në mënyrë të paligjshme filtra që të ndërpresin komunikimin e Komisionit Ad Hoc, si një organ kushtetues, i cili do të merrej me përzgjedhjen dhe testimin e kualifikimit të secilit prej tyre, ndershmërisë së secilit prej punonjësve, të rinj dhe të vjetër të Sistemit të Drejtësisë. Duke futur përpara filtra antikushtetues, që Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Bordi i Profesoratit dhe shumë shpikje të gjetura, sot gjeneden në një situatë ku të gjithë përsonat që kanë kandiduar dhe aplikuar në organet e vetting-ut, të përzgjedhurit e Sekretarit të Përgjithshëm, apo të të gjithë strukturave që qeveria ngriti në mënyrë të paligjshme, për të “filtruar” kandidaturat, sot rezulton që nga ONM-ja nuk kanë marrë miratimin, asnjëri prej tyre, pasi asnjëri nuk i plotëson të gjitha kriteret bazë. Secili prej tyre nuk plotëson ose vjetërsinë e punës, nuk plotëson ose nivelin e kualifikimit si jurist, e të tjera me radhë. Këto kanë qenë nivelet bazë, jashtë këtyre nuk do të mund të futeshin. Për të kaluar pastaj tek pjesa më e rëndë e shortit me gogla, që unë e quaj “selektim i rëndomtë”, i cili përfshinte brenda edhe ish-spiunë të Sigurimit, shumë persona që ishin kryetarë partishë politike, çka nuk lejohet me ligj, deri në fushatën e fundit zgjedhore dhe që akoma rezultojnë në listë. Nuk mendoj se është një “aksident”, është ajo që donte Edi Rama dhe ne e kemi thënë vazhdimisht që këto janë thjesht provat e asaj që ne e kemi denoncuar ka tre vjet tashmë. Nuk donte Reformë, por donte deformë. Nuk donte vetting por donte edving, këtë po bën.

PD denoncoi para pak ditësh rastin e dekanit dhe zv/dekanit të Juridikut. Çfarë mund të thoni lidhur me këtë rast?

Në si parti politike kemi reaguar pasi ka reaguar media. Media online dhe e shkruar, nxorri dhe denoncoi faktin që zv/dekani i Juridikut kishte vënë në dispozicion përmes faqes së ëebsite-t të fakultetit, ku bënte thirrjen që pedgogët të shkruanin tek një rëvistë politike e një fondacioni politik siç është ai “Qemal Srafa”, i një partie politike, siç është Partia Socialiste. Dhe kjo është minimalisht jo korrekte nga pikëpamja e paanshmërisë që duhet të kishte politikisht. Ky lloj afiniteti, nuk është afinitet shkencor, është afinitet politik. Veç të tjerash Muharremi nuk plotëson as vjetërsinë e punës. ONM-ja thotë, përveçse e vlerëson në nivelin mesatar, domethëne mediokër të përgatitjes së kualifikimit të tij, shkruaan edhe që nuk vërteton dot vjetërsinë e punës që ta ketë aq sa thotë. Këto të fundit janë dy nga kriteret bazë të kualifikimit ose jo, për tu hedhur në short apo për të marrë pozicionin. Që nga ky moment, pasi ushtron edhe afinitetin politik haptazi, që ky ka me Partinë Socialiste, me partinë e Kryeministrit, shpjegohet se pse të gjithë kanë mbyllur sytë tashmë tek kriteret bazë dhë formale që nuk i ka plotësuar. Do të thotë që nuk kërkojnë persona që të bëjnë një vetting të ndershëm, të drejtë dhe të paanshëm, të pandikuar politikisht. Kërkojnë krejtësisht të kundërtën. Kërkojnë një Edving që do të mbushë drejtësinë me persona që kanë dhënë prova dhe vazhdojnë të japin prova që janë njerëz të partisë, jo të drejtësisë.

A ka raste të tjera anetarësh për KLP e KLGJ të angazhuar politikisht? Nëse po, si faktohen?

Kozma Jano që doli në fillim, përveçse spiun i Sigurimit, tashmë kjo është e ditur, figuron në dokumentat e KQZ-së si kryetar i Partisë Politike të Lushnjës. Ashtu sikurse dy tre të tjerë janë drejtues të lartë të partive politike deri në zgjedhjet e fundit. Çka ligji nuk e lejon dhe thotë që dhjetë vitet e fundit, të paktën, nuk duhet të jenë marrë me politikë. Këta janë marrë me politikë zyrtarisht, me firmë në KQZ deri në zgjedhjet e fundit. Mund t’i disponojë kushdo, mjafton të bëni www.kqz.al. Nuk është informacion i fshehtë, është publik.

Ç’mund të thoni për shkelje të tilla?

Në ligj dhe në Kushtetutë, kanë bërë një shkelje shumë të rëndë. Akuzat janë publike. Ne kemi dalë 24 orë pasi kanë shkuar mediat dhe nuk mund të akuzosh se është një media pranë Partisë Demokratike. Minimalisht janë të padenjë për pozicionet që mbajnë. Dëmton në mënyrë aktive, me shumë arrogancë, proçesin mësimor duke përfshirë profesoratin dhe universitetin zyrtarisht në veprimtari politike të partisë së vetme që sot është në qeveri, të Partisë së Punës.

Cilat do të jenë reagimet e opozitës në vijim, nëse situata nuk do të ndryshojë?

Nga këtu e në vazhdim, kam përshtypjen që kjo e ka merituar të quhet Deformë në drejtësi. Nëqoftëse më pyet se ç’formë do të marrë deforma, unë ju them që sot që vetëm drejtësi nuk do të japë, do të japë padrejtësi. Drejtësinë nuk do ta japë drejtësia, do ta japë Partia e Kryeministrit, e vetmja që sot drejton Shqipërinë dhe që po bën atë që kush ka dëshirë dhe nuk ka cipë, e quan ende Reformë në Drejtësi.

Siç po reagojmë. Do të jemi përballë, do të bëjmë detyrën që çdo opozitë në botë duhet të bëjë. Të arrijë dhe të ngrejë lart reagimin qytetar, që do të thotë përfshirje edhe të gazëtarëve, të cilët nuk duhet të jenë politikisht korrektë, politikisht korrektë duhet të jenë politikanët. Jo sindikalistët, jo aktorët, jo profesorati, jo figurat publike, që normalisht janë sensorët që bëjnë të funksioinojë dhe të ngrihet nga vendi çdo shoqëri jo e prapambetur. Çdo shoqëri që e meriton instrumentin që quhet demokraci, për të vendosur sipas parimeve, vlerave dhe bindjeve të tyre. Një shoqeri që i bindet vetëm qeverisë, vetëm një partie të qeverisjes, është një shoqeri e prapambetur që nuk e meriton demokracinë. Në mos sot, do të duhet të reagojë nesër. Është një gjë shumë herë më e madhe se misioni i një opozite qoftë kjo e një partie opozitare apo e një koalicioni opozitar. Është një detyrim që ka dalë përpara shoqërisë shqiptare.

©standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here