Shtyhet vendimi i AKEP-it për tarifat e terminimit celular

0
192

Një rrjedhje informacioni mbi përgatitjen e një nisme të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për të rregulluar tregun e telefonisë së lëvizshme, tashmë të mbetur me tre operatorë, pas daljes së Plus nga tregu, ka shkaktuar debate mes kompanive. Në vijim të kësaj situate, që si duket ka alarmuar disa nga operatoret, AKEP ka njoftuar se është duke analizuar tregun e telefonisë mobile dhe synon marrjen e masave rregullatore për të siguruar konkurrencën efektive dhe mbrojtjen e konsumatorit në tregjet e komunikimeve elektronike duke saktësuar se do të shpallë një vendim javën që vjen. Ky është një përcaktim shumë i gjerë i masave të mundshme, qe mund të përfshijë nga “asgjëja” në “gjithçka”. Nuk dihet nëse kjo është diçka e bërë për të fituar pak kohë më tepër, apo nëse është efekti i presionit nga Operatorët e cenuar dhe ka bërë AKEP të rikonsideroje vendimet që po përgatitet të marrë.

Masat që u përcollën në shtyp si të mundshme kanë të bëjnë me rritjen e asimetrisë për tarifat me shumicë të terminimit në tregun e telefonisë së lëvizshme, për thirrjet dalëse nga operatorët më të mëdhenj, tek operatoret më të vegjël. Situata ligjore e rregullimit të tregut është paksa kaotike pasi në një vendim të muajve të fundit Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë një akt të AKEP që e rregullonte atë, duke pranuar një ankim të Operatorit Plus të bërë përpara se ai të dilte nga tregu dhe për pasojë AKEP do të duhet të dilte me një vendim të ri për periudhën në vijim. Në vendimin e hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë, qëndrimi i mbajtur nga AKEP (i drejtuar nga Pirro Xhixha-prurje e LSI) mbronte një linjë të unifikimit të tarifës së interkoneksionit duke mos e përdorur atë si një mjet të rregullimit të tregut. Ndërkaq, sipas një dokumenti të AKEP (tashmë të drejtuar nga Ilir Zela – prurje e PS) të publikuar nga mediat pak ditë më parë, AKEP, ndërron linjë, duke e rifilluar praktikën e rregullimit të tregut me anë të asimetrisë se çmimeve të terminimit. Sipas materialit të gjithë publikuar në media, i cili i atribuohet AKEP, i jepet mundësi operatorit më të vogël në treg, që të rrisë peshën në tregun e telefonisë së lëvizshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here