‘Një president Shqipëri-Kosovë’/ Basha: Shqipëri-Kosovë s’kanë nevojë për një hajdut më shumë…

0
150

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, bërë një ditë më parë në Prishtinë, sipas të cilit Shqipëria dhe Kosova mund të kenë një president të unitetit kombëtar.

Por për kreun demokrat, ajo që kanë nevojë qytetarët si në Shqipëri edhe në Kosovë janë zgjidhjet që funksionojnë, që e bëjnë më të lehtë bashkëpunimin dhe që çojnë në krijimin e një tregu të përbashkët.

“Nuk i duhet as Shqipërisë dhe as Kosovës një politikan më shumë, një hajdut më shumë, por i duhet një treg i përbashkët. Të gjithë i dimë problemet e jashtëzakonshme të dy ekonomive tona, na duhen zgjidhje që funksionojnë për qytetarët”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here