Ministrja Kumbaro nuk paraqitet në komision, Vokshi: Zbatoi urdhrin e Ramës

0
171

Në orën 11, në komisionin për “Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik” ishte planifikuar seancë dëgjimore me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, në lidhje me dëmtimet e disa monumenteve të kulturës për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, si dhe zhvendosjen e artistëve të skenës dhe Teatrit Kombëtar te Teatri “Turbina”.

Por, ministrja nuk është paraqitur në komision.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se Kumbaro ka marrë urdhër nga kryeministri të mos paraqitet.

Ndërsa deputeti demokrat Aldo Bumçi, u shpreh se Kumbaro duhet të ishte në komision dhe kërkojë që ministrja të japë llogari lidhur me mosparaqitjen e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here