Kriteret e pranimit te Mjekësia: Studentët me mesatare mbi…

0
220

Universiteti i Mjekësisë do të vijojë të marrë maturantët me mesataren më të lartë, e cila megjithëse si kriter është vendosur të jetë mbi 8.5. Rektori Arben Gjata thotë se realisht cilësia e studentëve të pranuar shkon mbi këtë nivel.

“Ne e kemi vënë 8.5, por shanset që të fitosh me mesataren 8.5 në Mjekësi, Stomatologji dhe Farmaci është gati zero, sepse nota mesatare e këtyre degëve që janë edhe më të kërkuarat është në rangun e mbi 9.7, 9.8 etj. Kemi ulur notën mesatare nga 8 te 7.5 te Fakulteti i Shkecnave Mjekësore Tenike sepse ka pasur raste që studentët kanë qenë me mesatare 7.9 dhe nuk të lejon sistemi të futesh, digjen për 0.1%. Ne e çuam në 7.5 në mënyrë që të kishte më shumë konkurrencë”,-tha Gjata.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë sqaron se si do të jetë formula e pranimeve, ku krahas mesatares dhe provimeve të Maturës, peshë do të kenë tri lëndët me zgjedhje: Kimi, Biologji dhe Fizikë.

Universiteti i Mjekësisë, bazuar në pranimet e vjetshme, po kryen një studim për të krahasuar rezultatet e vitit të parë të studentëve me ato të gjimanzit, paraprakisht është vënë re një rënie e mesatares me 2-3 nota, çka tregon për fiktivitetin e notave në shkollat e mesme, ndaj dhe konkursi shihet si zgjidhja më e drejtë në disa degë specifike studimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here