Skënderbeu përmbys Kamzën, Laçi dhe Luftëtari paqe dhe spektakël

0
140

Skënderbeu nuk ndalet as në momentin më të vështirë, kur gjendet mes akuzave të UEFA-s. Skuadra korçare ka fituar me përmbysje ndaj Kamzës me rezultatin 2-1. Vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë, teksa gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 12-të me anë të sulmuesit Realdo Fili. Fieraku realizoi mjaft bukur nga distanca duke mposhtur portierin Shehi me një të djathtë potente. Fraksioni i dytë nisi mjaft mirë për Skënderbeu që gjeti golin e barazimit me Vilën. Ish-mesfushori i Partizanit do të gjente sërish rrjetën në minutën e 70-të. Ai realizon me kokë pasi gjendet i pa mbuluar në zonë.

Nuk ka fitues në Laç, teksa vendasit kanë barazuar 2-2 ndaj Luftëtarit. Skuadra gjirokastrite e nisi me gol ndeshjen që në minutën e dytë me Vasil Shkurtajn. Sulmuesi kontrollon topin brenda në zonë dhe në mes Gjonit e Uzunit arrin të dalë i lirë dhe përballë Selmanit nuk gabon dhe e dërgon topin në rrjetë. Vendasit mbetën me një lojtar më pak që nga minuta e 14-t pas ndëshkimit të Fangaj me karton të kuq. Në minutën e 14-të bluzinjtë zbritën mirë në kundërsulm, me Bregun që mori një top dhe po shkonte drejt portës së vendasve, por Fangaj e mban atë dhe shkakton faull. Pjesa e dytë nis me gol pasi Rroca ka ndëshkuar Selmanin me një goditje nga distanca. Ndeshja ndizet pas 4 minutash, pasi Shtubina ka rikthyer vendasit në lojë, teksa ka mposhtur me kokë portierin e Luftëtarit. Vendasit nuk ndalen teksa në minutën e 65-të Nika barazon rezultatin pas një gabimi fatal të portierit Ruçi, pas një dalje të gabuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here