Si fitohet zemra e një djali, 9 tiparet që ata vlerësojnë më shumë te vajzat

0
6128

Keni pyetur shpesh veten pse disa femra i tërheqin meshkujt më shumë se disa të tjera?

Të qenit e bukur është padyshim e rëndësishme, por nuk është gjithçka. Sekreti për të tërhequr djemtë nuk është thjesht të jesh e bukur, pasi patjetër që kërkon më shumë se kaq. Tiparet e mëposhtme i bëjnë gratë tërheqëse në sytë e meshkujve:

Sensi i veshjes

Djemtë i pëlqejnë vajzat që janë të veshura mirë, ndaj përfitoni nga kjo. Vajzat shpesh nuk janë të sigurta ccfarë duhet të veshin kur dalin me një djalë, me qëllim që ai të mos i rezistojë tërheqjes. Vishni diçka që është me shije dhe ju bën të dukeni mrekullisht mirë, sa herë që ai është pranë. Një vajzë me një sens të mirë të veshjes, di si të duket bukur, por edhe casual. Besimi i zakonshëm se kushdo që të do, nuk do të gjykojë, s’është gjithmonë i vërtetë. A nuk do të ndiheshit e zhgënjyer, nëse djali që pëlqeni do të vishej në një mënyrë të çrregullt?

Një aromë joshëse

Lëreni ta bëjë aroma juaj punën për ju, kur i thoni mirupafshim me një përqafim. Djemve u pëlqen shumë kur vajza që pëlqejnë ka aromë tërheqëse. Spërkateni parfumin në duar, rreth qafës, prapa veshëve dhe nën klavikul, për të siguruar që të zgjasë. Ju mund të përdorni aroma të ndryshme në raste të ndryshme. Blini një shumëllojshmëri parfumesh dhe shikoni se cili funksionon më mirë për ju. Zgjidhni një parfum qetësues dhe kështu ia bëni të vështirë për t’i rezistuar tërheqjes.

Inteligjencë emocionale e lartë

Duke qenë femër, shpesh pritet që të keni emocione të thella. Kjo nuk do të thotë se mbushni sytë me lot sapo dëgjoni një histori të trishtuar. Një grua me një inteligjencë të lartë emocionale mund të inkurajojë dhe të frymëzojë mashkullin e saj kurdo që të ketë nevojë për motivim. Ajo thotë gjërat e duhura në kohën e duhur, në vend që të krijojë drama të panevojshme.

Buzëqesh shumë (natyrisht, jo më kot)

Djemtë “çmenden” për buzëqeshjen e një vajze. Buzëqeshja juaj duhet të jetë e vërtetë dhe e ëmbël. Mos e bëni me detyrim – ndryshe, djali mund të mendojë se jeni pak e çuditshme. Gjithashtu, kur jeni me të, jepini gjithë vëmendjen tuaj dhe qeshni me shakatë e tij. Tregoni se jeni e lumtur me të. Ai vetë do të bëjë pjesën tjetër.

Debatoni me të dhe mos e humbni

Një vajzë tërheqëse, por bosh së brendshmi, do të jetë interesante vetëm për disa orë. Shumica e meshkujve duan një vajzë që zotëron njohuri për çështjet e botës dhe me të cilën mund të debatohet logjikisht. Meshkujve të sinqertë u pëlqen koeficienti i lartë inteligjencës.

Mos gjykoni

Nëse nuk ju pëlqen diçka tek ai, ju mund të ndani mendimin tuaj të sinqertë me të. Në të njëjtën kohë, mos e fyeni për këtë dhe mos e bëni çështje. Të kesh një opinion është gjë e mirë, por të jesh e vrazhdë apo negative në lidhje me këtë gjë, nuk është për t’u vlerësuar.

Mos i tregoni që jeni e gjitha e tij

Edhe nëse e doni shumë, lëreni të punojë fort që t’ju ketë. Mos u mundoni shumë që të kënaqni mashkullin tuaj, sepse përndryshe ai do t’ju marrë për të mirëqenë. Kaloni kohë me të dhe sigurohuni që ai fillon t’ju pëlqejë, para se të shprehni dashurinë tuaj. Të dish se si të bësh për vete një mashkull, punon mrekullisht në favorin tuaj.

Duhet të jeni të pasionuara për diçka

Të kesh një hobi dhe të kesh pasion për të, kjo është një gjë që i impresionon djemtë. Vajzat me hobi i bëjnë meshkujt të çmenden pas tyre. Ideja e përhapur se’burrat kultivojnë hobi, gratë kultivojnë marrëdhënie’ nuk është më e vërtetë.

Jini e sjellshme me të tjerët

E panevojshme të thuhet, kjo është shumë e rëndësishme. Flisni me edukatë me të gjithë dhe jini miqësore me të tjerët. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për përshtypjen e mashkullit tuaj, por edhe për hir të njerëzillëkut.

Këto 9 tipare patjetër do të bëjnë që mashkulli që pëlqeni t’ju marrë më seriozisht – madje edhe të bjerë në dashuri me ju.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here