Policia rrugore ‘rrjep’ shoferët gjatë natës, arrestime dhe gjoba

0
144

Policia Rrugore e Tiranës  gjatë fundjavës  kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar.

Kontrolle janë ushtruar ndaj drejtuesve të automjeteve  në  të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, që drejtojnë  mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur,  duke u bërë  burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Gjatë 48 orëve të fundit  janë arrestuar  10 drejtues mjetesh, nga këta:

9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur,  si dhe një për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu  janë tërhequr 71 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

38 Leje Drejtimi  për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara.

26 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur .

7 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Janë kryer 886 alkool teste, ku ka rezultuar se:

26  drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 71 drejtues mjetesh  kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara, ndërsa 798 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.

Kontrollet kanë konsistuar  edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që:

nuk përdorin rripin e sigurimit.

përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit

nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit

qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse

pa  kontroll teknik të mjetit,

Në këtë kuadër, janë vendosur :

83  masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit

99  masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

55 masa administrative  për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

12 masa administrative për shkelje të semaforit

3 masa administrative  për mungesë kontrollit teknik të mjetit

2 masa administrative  për gara shpejtësie

7  masa administrative  për xhama të errët

si dhe 775 masa të tjera administrative  të ndryshme.

Janë bllokuar 5 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Policia Rrugore e Tiranës ,  do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore, duke sjellë rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here