Pedagogët kërkojnë ndryshimin e ligjit, ose do të futen në grevë. Ja kërkesat e tyre drejtuar qeverisë

0
126

Mosdhënia e pagave për 6.600 pedagogë në të gjitha universitetet publike të vendit u bë shkak që Forumi i Pedagogëve në UT të fliste publikisht për problematikën që ka mbërthyer Universitetin e Tiranës prej disa kohësh.

Rreth 3 vite pas hyrjes në fuqi të ligjit të Arsimit të Lartë, pedagogët e Universitetit të Tiranës i kërkojnë qeverisë të amendojë ligjin, me argumentin se sipas tyre është shkaktari i të gjitha problemeve në universitetet publike, e në veçanti në Universitetin e Tiranës, ku konflikti është edhe më i thellë.

Pasi bënë publik qëndrimin e tyre, një përfaqësi e Forumit të Pedagogëve, të vetëquajtur si grupi i negociimit, do të dërgojnë ditën e hënë një kërkesë zyrtare në Ministrinë e Arsimit, me të gjitha kërkesat specifike, ato që sipas profesorëve do të zgjidhnin përfundimisht ngërçin në sistemin e lartë publik, sot.

Por, nëse Ministria e Arsimit nuk pranon të negociojë, Forumi i Pedagogëve thotë se do të hyjë në grevë. Ky është paralajmërimi i fundit, që pedagogët thonë se i bëjnë qeverisë. Ata vendosin një afat 10-ditor për të zhvilluar bisedimet e nevojshme për amendimin e disa prej neneve të ligjit, ku më kryesori mbetet ai i financimit.

Por, nëse palët nuk bien dakord deri më 28 shkurt, Forumi i Pedagogëve njofton se do të futet në grevë. Pedagogët e Universitetit të Tiranës kërkojnë konkretisht:

– Amendimin e ligjit të Arsimit të Lartë, me qëllim reduktimin e kompetencave të Bordit, pra të ketë thjesht kompetenca menaxheriale dhe të japë llogari në Rektorat dhe te Kontrolli i Lartë i Shtetit;

– Rritja e financimit të Universitetit dhe pagat e pedagogëve të mbulohen 100% nga shteti;

– Transparencë për korpusin universitar si dhe të bllokohet çdo proçes akreditimi në këtë situatë.

Këto janë kërkesat që ministrja Nikolla do të gjejë ditën e hënë në tryezën e saj, ndërsa nuk dihet ende me siguri se cili do të jetë reagimi i saj, megjithëse kryeministri Rama u duk i qartë në takimin me Senatin e Universitetit të Tiranës, kur tha se problemi themelor që UT ka sot është ai me vetveten, as me qeverinë, as me legjislacionin, duke lënë të kuptohet se ligji i ri i Arsimit të Lartë nuk do të ndryshojë.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here